Efi zhvilloi një tjetër takim me Brunon, ku u dukën mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Pasi Efi e ftoi në studion e saj dhe i gdhendi një tatuazh, të dy konkurrentët u ulën për të darkuar, teksa gjatë gjithë kohës diskutonin me njëri-tjetrin.
Bruno donte të dinte se çfarë mendon mamaja e Efit për të. Konkurrentja nuk hezitoi ta telefonojë mamanë, që Bruno ta dëgjonte përgjigjen nga vetë ajo.
Zonja u shpreh se e sheh Brunon si djalë të mirë, ndërsa theksoi se i pëlqeu surpriza që ai bëri në “Për’puthen Prime”, që të gjithëve iu duk shumë romantike dhe një provë se Bruno e pëlqen shumë konkurrenten e re të emisionit.
Gjatë bisedës, Efi i rrëfeu Brunos se “kur mungon ai, është sikur mungon pjesa kryesore e pazëllit në ‘Për’puthen’.”