Një person, që dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta është arrestuar këtë të hënë në Fier.
50-vjeçari me iniciale A.F., banues në Lalar të Fierit ka qëlluar me kosë 45-vjeçarin me iniciale B.F., i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen ende cilat kanë qenë shkaqet që degraduan debatin drejt përdorimit të dhunës mes tyre.
Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme./ TCh