36 vjet më parë Kosova ishte vendi më i ftohtë në Europë, ku bora kishte arrit trashësinë 2.50 metra, shkruan Gazeta Metro.
Para 36 viteve, raportohej për gjendjen e rëndë në vend për shka të dimrit shumë të ashpër. “Prishtina Weather”, ka shkëputur faqet e gazetës “Rilindja”.
“Pikërisht para 35 vjeteve, në pjesën e parë të muajit janar, mbi vendin tonë, rajon dhe disa pjesë të Europës një stuhi polare solli acar dhe reshje të mëdha të borës. Më 13 janar 1985 u regjistruan edhe disa nga temperaturat më të ulëta në vend”, thuhet në artikullin e Rilindjes.

Në tri stacionet kryesore të Kosovës trashësia e borës në atë kohë kishte arritur në: Prishtinë – 44cm, Pejë – 99cm, Prizren – 85cm. Ndërsa Rilindja raportonte se në Deçan, trashësia e borës kishte arritur deri në 2.5 metra./gazetametro.
