12/19/2025 4:02:17 AM

Studimi i ri i shkencës: Si kemi ardhur në Tokë?

Duhet të lexoni

Eksplorimi i origjinës së jetës në Tokë është një nga kërkimet më të mëdha të shkencës dhe është një udhëtim eksperimental që të çon në dy “shtigje”.

“Si kemi ardhur në Tokë?”, është pyetja që na intrigon të gjithëve. Opsioni i parë analitik i studiuesve merret me Tokën prebiotike, pra atë të 4.28 miliardë deri në 3.77 miliardë viteve më parë dhe përpiqet të kuptojë se si u formua jeta nga lëndët e para. Ndërsa opsioni numër 2 ka të bëjë me studimin e kafshëve të sotme në përpjekje për të gjurmuar biologjinë e tyre evolucionare.

Megjithëse të dyja “shtigjet” përmbajnë shumë hipoteza, asnjëra prej tyre nuk ka një fakt që shpjegon fiks origjinën e jetës në Tokë.

Por, çfarë ndodh nëse këto dy analiza “shkrihen” sëbashku? Hulumtimi i ri nga shkencëtarët në Kolegjin Oberlin dhe Laboratori i Propulsionit Jet i NASA-s (JPL), i botuar këtë javë në “Procedurat e Akademisë Kombëtare të Shkencave”, ka synim pikërisht këtë gjë.

“Karakteristikat më themelore të biologjisë, që organizmat përbëhen nga qeliza, që ata kalojnë informacionin gjenetik përmes ADN-së, që përdorin enzimat proteinike për të drejtuar metabolizmin e tyre, të gjitha u shfaqën përmes proceseve specifike në historinë shumë të hershme evolucionare,” deklaron profesori i njohur i Biologjisë Aaron Goldman.

“Të kuptuarit sesi fillimisht morën formë këto sisteme biologjike, do të na japë një pasqyrë më të madhe se si funksionon jeta”, shton ai.

Goldman beson fort se e gjithë jeta është një sistem metabolik që prodhon forma të ndryshme të energjisë. Njerëzit, macet, qentë dhe të gjitha kafshët e tjera përmbajnë mitokondri që prodhojnë energji nga metabolizmi ynë. Bimët, nga ana tjetër, janë autotrofike për shkak të superfuqive të tyre që thithin rrezet e diellit, por ato ende përdorin një formë të ngjashme të energjisë.

Goldman dhe pjesa tjetër e ekipit zbuluan se këto zinxhirë të transportit të elektroneve mund të jenë ndihmuar në të kaluarën e largët nga mineralet dhe uji i oqeaneve.

Kjo në thelb do të thotë se proceset e transportit të energjisë që e bëjnë jetën të mundur ka të ngjarë të jenë zanafilla e gjithë organizmave të gjallë.

Megjithëse eksplorimi i këtyre proceseve të lashta të energjisë është tepër i vështirë, shkencëtarët e NASA po përpiqen të mbledhin sa më shumë të dhëna.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate