12/21/2025 12:05:46 PM

Të rinjtë nuk po krijojnë familje/ Qeveria merr masa: Do organizojë dhe financojë takimet romantike

Duhet të lexoni

Fakti që vendi qëndron i pari në listën e shteteve me numrin më të ulët të lindjeve për tre vite radhazi, ka shqetësuar aq shumë qeverinë në Korenë e Jugut, sa ka nisur të marrë masa për te frenuar plakjen e popullsisë.

Për të ndryshuar prirje negative, agjenci të shumta mblesërie janë hapur në vendin aziatik, ndërsa transmetohen edhe telenovela romantike më të ndjekura në të gjithë botën.

Por nuk mbaron me kaq, pasi së fundmi në lojë ka hyrë qeveria dhe njësitë e qeverisjes vendore, të cilat kanë marrë përsipër kostot e takimeve romantike mes çifteve.

Shteti ka nisur të financojë dhe organizojnë “takime” për beqarët me shpresën për të inkurajuar çiftet e reja që të bëjnë më shumë fëmijë dhe për të frenuar rënien e numrit të martesave.

Në Seongnam, një qytet afër Seulit, një takim i tillë u organizua në fillim të korrikut në një prej hoteleve më të madhja në qytet. Midis mijëra kërkesave u zgjodhën njëqind pjesëmarrës.

Mes dhomave të hotelit të dekoruara me tullumbace dhe muzikë romantike në sfond, 100 pjesëmarrësit ndoqën, ndër të tjera, një mësim për stërvitje sentimentale. Në fund të mbrëmjes, vetëm 30 prej pjesëmarrësve u bënë çift me njëri-tjetrin. Për ngjarje të tilla, bashkia e Seongnam ka investuar rreth 192,000 dollarë.

Pavarësisht vullnetit të mirë të organizatorëve, ndikimi i takimeve të tilla në rritjen e lindshmërisë është i kufizuar. Në këtë kuptim, pengesat më të mëdha përfaqësohen nga kostot e larta të kujdesit për fëmijët, vështirësia për të blerë një shtëpi dhe për të gjetur një punë të qëndrueshme dhe të mirëpaguar.

Mungesa e barazisë gjinore gjithashtu luan rolin e saj, pasi në vend ka shumë raste të grave që raportojnë diskriminim në vendin e punës, veçanërisht pasi bëhen nëna.

Po ashtu të rinjtë koreano-jugorë nuk e shohin martesën si një domosdoshmëri.

Siç dëshmohet nga një studim i fundit nga statistikat e Koresë, vetëm 40,6% e njëzetvjeçarëve dhe 42,3% e tridhjetë vjeçarëve besojnë se duhet të martohen.

Në Korenë e Jugut, numri i martesave u ul nga 264,455 në 2019 në 191,690 në 2022, me shkallën e lindshmërisë që ka rënë në 0.78% për të shtatin vit radhazi.

Dhe vlerësimet nuk janë inkurajuese, pasi deri në vitin 2050, numri i fëmijëve dhe personave të moshës 15-64 vjeç parashikohet të ulet me një të tretën, ndërsa numri i të moshuarve është dyfishuar.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate