12/25/2025 3:35:48 PM

Kina zbulon sekretin e suksesit, është 2000 vite i vjetër

Duhet të lexoni

Nëse keni vite që kërkoni sekretin e suksesit pa asnjë rezultat, është koha të provoni një teknikë që vjen nga Kina dhe aplikohet prej 2000 vitesh. Quhet wu – wei (në anglisht “oo – way”) dhe do të thotë se nuk keni nevojë të bëni shumë për të pasur një jetë të suksesshme dhe të ekuilibruar.

Suksesi nuk shoqërohet gjithmonë me punë të palodhur dhe është shumë më e thjeshtë për t’u arritur nga sa mund të mendoni.

Metoda wu – wei nuk kërkon shumë përpjekje

Ajo që sugjeron në thelb metoda është t’i lini gjërat të ndodhin natyrshëm pa u përpjekur t’i kontrolloni ato. Sigurisht që thekson se është mirë të ndërmerrni veprime aty ku e konsideroni të nevojshme por të mos e shtyni veten në ekstreme, duke bërë shumë përpjekje për të arritur qëllimet dhe ëndrrat tuaja.

Sekreti u zbulua nga psikologu klinik në Nju Jork, Dr. Junhong Cao, i cili thotë se bazuar në hulumtime, kjo metodë e veçantë redukton stresin, rrit kënaqësinë dhe përmirëson nivelet tona të mirëqenies së përgjithshme.

Mënyrat për të përfshirë wu-wei në jetën tuaj të përditshme.

Pranojini gjërat ashtu siç janë

Ajo që është më e rëndësishme për të zbatuar metodën në mënyrë korrekte, është pranimi i gjërave dhe fakti që mund të mos ju dalin ashtu siç i keni planifikuar. Për shembull, nëse nuk keni marrë promovimin që dëshironit, duhet të pranoni se nuk mund të kontrolloni gjithçka, por se do të bëni gjithçka në të ardhmen për ta bërë atë të ndodhë në të ardhmen.

Hiqni dorë nga perfeksionizmi

Asgjë dhe askush nuk është perfekt. Nëse po përpiqeni të mësoni diçka të re, përgatituni të bëni gabime. Duhet të tregoheni të butë me veten dhe të mos e shtyni veten në ekstreme duke u përpjekur të arrini çdo herë diçka të pamundur. Thjesht nuk mund të ndodhë.

Praktikoni vëmendjen

Mindfulness përshkruan aftësinë tonë për të qenë plotësisht të pranishëm në këtë moment, të vetëdijshëm se ku jemi dhe çfarë po bëjmë. Kjo do të thotë të jemi të vetëdijshëm për atë që po ndodh rreth nesh, pa reagim apo presion të fortë. Kjo është pikërisht ajo që sugjeron metoda e ndjekur me besnikëri në Kinë, duke u përhapur në të gjithë botën me sukses dhe duke sjellë sukses personal në jetën tuaj./abcnews.al /Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate