12/24/2025 1:40:38 PM

“Shfarosje masive”, parashikimet e çuditshme të Baba Vangas për vitin 2023

Duhet të lexoni

Misteri i Vangeliya Pandeva Gushterova, e njohur si Baba Vanga, ka lënë pas vetes histori dhe parashikime të rralla. Deri në vitin 5079, gruaja nga Bullgaria ka profetizuar qindra parashikime, ndonëse shumë prej tyre janë konsideruar të pamundshme të ndodhin.

Por çka janë parashikimet e saj për vitin që po vjen? Sipas Baba Vangas, në vitin 2023, fëmijët do të zhvillohen në laboratorë, e prindërit do të mund të vendosin për gjininë dhe ngjyrën e fëmijës.

Gjithashtu, Baba Vanga kishte “paralajmëruar” se një vend i madh do të testojë armë biologjike mbi vende të tjera. Në këtë sulm “do të vdesin mijëra njerëz”, shkruan “Indiatvnews”, transmetoi KOHA.

Ajo ka paralajmëruar se do të shpërthejë një termocentral bërthamor në kontinentin e Azisë. Ky shpërthim, sipas Baba Vangas, mund të ndikojë në Indi.

Ndërsa, për vitin që po lëmë pas janë, Baba Vanga pati parashikuar përmbytje.

Ajo pati thënë se Australia dhe zonat e Azisë do të goditeshin nga “periudha të forta të përmbytjeve”.

Në mars të 2022-s, Australia shpalli emergjencë kombëtare për shkak të një serie përmbytjesh në rajonin lindor.

Ndërsa, Pakistani ka përjetuar përmbytje rekord nga qershori deri në tetor, duke prekur 33 milionë njerëz në vend.

Kush është dhe çfarë ka bërë Baba Vanga?

Gjatë tërë jetës së saj, Vanghelia Pandeva Dimitrova, e njohur si Baba Vanga, jetoi e vetmuar. Emri i saj u bë i njohur botërisht për parashikimet e së ardhmes.

E lindur në Bullgari, gruaja mistike që nga fëmijëria pati shikim të dobësuar, e dikur thuhet se e humbi tërësisht. Ajo lindi para kohe, e problemet shëndetësore e përcollën tërë jetën. Babai i saj luftoi në ushtrinë bullgare në Luftën e Parë Botërore dhe nëna i vdiq kur Vanga ishte shumë e re.

Në vitin 1925, ajo u dërgua në një shkollë për persona me aftësi të kufizuara në Zemun të Serbisë ku mësoi për tri vjet. Ajo mësoi alfabetin Braille dhe të luante në piano. Me t’u rritur, ajo thoshte se i ka në posedim disa “aftësi paranormale”, që as vet nuk mund t’i shpjegonte.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate