7/16/2026 10:34:22 PM

Dy dekada me audiencë të lartë! Edi Rama pyet Elvana Gjatën: Si ia ke dalë?

Duhet të lexoni

Kryeministri Edi Rama, në podcast-in e kësaj të shtune me këngëtaren Elvana Gjata, e pyeti këngëtaren si ia del të ruajë pas 19 vitesh nivelin e lartë të audiencës dhe të ndjekshmërisë.

Elvana tha se përpiqet të sjellë gjithnjë risi, ndërsa e cilësoi veten artiste mes brezit të ri dhe të vjetër. “Unë jam mesi i artë dhe kjo më ka bërë që të kem ndjekës nga mosha 3 vjeç deri në 70-80 vjeç”, u shpreh ajo gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin.

Elvana Gjata: Unë nga ana ime, që gjithmonë dua të sjell të renë. Dua të sjell gjithmonë një tingull të ri, dua të sjell një ngjyrë të re, një ndjesi të re. Ndoshta kjo më ka mbajtur..

Kryeministri Edi Rama: E saktë, por çfarë bën për këtë? Si është koha jote midis dy koncerteve po themi, një koncert sot, një koncert tjetër? Ose një album sot, një album tjetër pas një viti apo pas dy vjetësh dhe ndërkohë, kjo përpjekja për të qenë gjithmonë e re, gjithmonë e papritur, si e bën, me ça e ushqen? Sepse sportistët stërviten, unë nga eksperienca ime lexoj, studioj, takoj, dëgjoj njerëz, shoh ça bëjnë të tjerët. Për shembull unë ndjek edhe trajnerë futbolli, jo për të parë futboll, po për të parë si ata organizojnë skuadrën, si e motivojnë skuadrën etj. Ti çfarë bën?.

Elvana Gjata: Unë update-tohem shumë, ta themi kështu në vija trasha. Duke dëgjuar shumë muzikë të ndryshme. Mendoj që jam e lindur me një intuitë shumë të mirë, që kuptoj se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon; duke dëgjuar, duke ndjekur rregullisht të gjitha trendet, se çfarë ndodh në botë; duke bashkëpunuar me artistë të ndryshëm botërore, me ndihmon shumë të kuptoj shumë dhe nga botëkuptimet e tyre rreth muzikës; mendoj që unë kam një balancë shumë të mirë në muzikën time, në karrierën time dhe kjo gjë më ka ndihmuar shumë. Kam një balancë shumë të mirë sepse kam ditur gjithmonë që të krijoj muzikë dhe të ushqej dhe brezin e ri, moshën time dhe një moshë më të madhe. Kam dashur gjithmonë të jem..

Kryeministri Edi Rama: Pse, veten ku e fut ti, mes brezit të ri dhe brezit të vjetër?

Elvana Gjata: Po, aty në mes jam unë. Unë jam mesi i artë. Dhe kjo më ka bërë që të kem ndjekës nga mosha 3 vjeç deri në 70 ose 80.

Kryeministri Edi Rama: Kë ke pasur 3-vjeçar?

Elvana Gjata: Po kam pasur për shembull, ka ardhur një grua, në fakt kur ra tërmeti… Ra tërmet dhe zbrita poshtë se unë isha në shtëpi. Zbrita poshtë dhe u takova me atë rast me gjithë banorët e pallatit dhe ishte një grua e shqetësuar, po zbrisnim shkallët të dyja dhe ishte me një fëmijë 3 vjeç dhe tha: “Elvana një sekondë se fëmija im është fans i yti shumë i madh’’ dhe pashë që fëmija ishte 3 vjeç. Faleminderit- i thashë. E mbajta fëmijën dhe zbrita poshtë me vrap.

Kryeministri Edi Rama: E konfirmoi fëmija që ishte fans?

Elvana Gjata: E konfirmoi.

Kryeministri Edi Rama: Si?

Elvana Gjata: Ndaloi së qari se po qante nga frika dhe më pa në sy dhe ndaloi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate