Është një nga femrat më të bukura në botës së filmit, një aktore shumë e talentuar, e diplomuar në Universitetin e Harvardit dhe një nënë e përkushtuar: Natalie Portman i ka të gjitha për të qenë femra perfekte.
Por duket, as ajo nuk ka mundur t`i shpëtojë “mallkimit” të tradhëtisë bashkëshortore.
Fituesja 41 vjecare e çmimit Oskar dhe i shoqi 45 vjeç, Benjamin Millepied, po kalojnë një moment të stuhishëm sipas mediave rozë.
Vetëm pak ditë më parë ata u shfaqën mjaft të afërt në publik, ku shkëmbyen edhe puthje por marrëdhënia e dyshes u trondit tani nga lajmi se balerini ka pasur një lidhje jashtëmartesore me një 25 vjecare.
