2/14/2026 1:24:43 PM

“Diçka e papritur do të ndryshojë”, shenjat që do të kalojnë 3 ditë të vështira në vijim

Duhet të lexoni

Një lidhje e formuar nga Dielli me Uranin në Demi më 9 maj, por edhe Merkuri retrograd në Dem me Saturnin te Peshqit në datën 12 të muajit na bëjnë thirrje për të hequr qafe mendësitë që i konsideronim të sigurta dhe për të rikthyer në plan të parë supozimet që ne menduam se kishin përfunduar.

Më 13/5 sekstili retrograd i Mërkurit nga Demi me Venusin në Gaforre na ndihmon të shprehemi më mirë dhe të marrim vendime të rëndësishme, për sa kohë që nuk bëhemi impulsivë, ndërsa nga data 14 e muajit e në vazhdim Mërkuri kthehet në rrugën e drejtë, duke kontribuar kështu në qetësi dhe në zgjidhjen e rasteve. Dhe të gjitha sa më sipër mund të tingëllojnë pozitive, por ka shenja të zodiakut që nuk do ta përjetojnë gjithçka kaq rozë. Lexoni më poshtë se cilat janë ato:

Gaforrja

Mesazhet e kësaj jave janë të paqarta, pasi i përkisni si shenjave më me fat ashtu edhe atyre më të pafat. Shumë çështje për të menduar lindin këto ditë, të cilat do t’ju ngatërrojnë dhe ndoshta do t’ju zemërojnë. Ju mund të mendoni se dikush ju saboton ose kërcënon marrëdhënien tuaj. Mund të rezultojë se partneri juaj nuk është plotësisht i sinqertë me ju, por jo për arsyet që mendon. Në çdo rast, mos lejoni që mendimet e këqija t’ju rrëzojnë. Ruani qetësinë dhe mendoni logjikisht. Perceptimi është gjithçka.

Bricjapi

Ju mund të ndjeni një krizë të vogël ekzistenciale këto ditë. Ju pyesni veten se cili është kuptimi i jetës dhe pse nuk e keni gjetur ende. Me pesimizmin që ju karakterizon, negativiteti do të mbizotërojë këtë javë, për pasojë kontaktet tuaja do të mbeten pas dhe mendimet e këqija do t’ju pushtojnë. Qëndroni të fortë dhe të palëkundur në qëllimet tuaja dhe do të keni sukses.

Peshqit

Ditët e rishikimit janë ato që po kaloni. Është koha për të lënë pas atë që ju rëndon dhe kjo është pikërisht ajo që do të bëni. Nuk është e lehtë pasi do të shpenzoni kohë për diçka që mendonit se kishte përfunduar, por duhet ta bëni atë për të ecur përpara. Duke pritur për rezultatet e veprimeve tuaja, prisni diçka të papritur që do të ndryshojë mënyrën se si mendoni në përgjithësi.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate