9/20/2025 1:08:40 PM

Pesë mrekulli që kanë ndodhur përgjatë historisë

Duhet të lexoni

Lurdes

Lurdes është një nga vendet më të famshme të mrekullive në botë. Një shpellë në Francë, për të cilën thuhet se ka veti shëruese për ata që pinë ujin e saj apo lahen në të. Dhe këtu nuk po flasim për shërimin e dhimbjes së kokës apo stomakut. Përkundrazi, kjo shpellë supozohet se ka fuqi shëruese të jashtëzakonshme.

Gjatë historisë, ka pasur raste të shumta kur ajo ka shëruar sëmundje të pashërueshme. Më 10 maj 1948, Zhanë Fretel mbërriti në Lurdes në gjendje kome si pasojë e peritonitit tuberkuloz. Pasi minuta iu dha pak eukaristi (vaferi në formë disku që përdoret në meshën e krishterë), Zhana u zgjua nga koma dhe tha se ishte e shëruar.

Kurimi i saj u njoh zyrtarisht si një mrekulli në vitin 1950. Një nga shembujt më të fundit të vetive shëruese të Lurdes është Zhan–Pier Beli, që mbërriti aty më 9 tetor 1987 duke vuajtur nga skleroza e shumëfishtë. Pasi kaloi disa kohë pranë ujërave të Lurdes, ai u shpall i shëruar.

Mrekullia e Diellit

Kjo është mrekullia me numrin më të madh të dëshmitarëve. Midis 50.000–100.000 njerëz pretendojnë se kanë parë Mrekullinë e Diellit më 13 tetor 1917 ndërsa qëndronin në fushat Cova da Iria pranë Fatimas në Portugali. Thuhet se pas rënies së shiut dhe reve të errëta, qielli u bë shumë i qartë dhe Dielli u shfaq si një disk rrotullues.

Pasi lëshoi ??drita shumëngjyrëshe, u duk se ai po afrohej me zig–zage drejt Tokës. Disa dëshmitarë thanë se rrobat e tyre, që deri pak minuta më parë ishin të lagura, u thanëmenjëherë. Disa njerëz ia atribuan fenomenin Zojës së Fatimas, shfaqjes së Virgjëreshës Mari, e cila u ishte shfaqur më herët 3 fëmijëve të vegjël në 3 raste të ndryshme, duke u thënë atyre që të kishin parasysh nga një mrekulli që do të ndodhte pikërisht atë ditë tetori. Ajo u pranua zyrtarisht si një mrekulli nga Kisha Katolike më 13 tetor 1930.

Atë Pio

Emri origjinal Françesko Forxhione, Atë Pio ishte një prift katolik, që ka pasur ndoshta rastin më të famshëm në botë të stigmatave. Pavarësisht përpjekjeve të tij për të mos bërë zhurmë, lajmet për plagët e tij misterioze në pëllëmbët e duarve dhe këmbë, morën dhënë në fillim të viteve 1920.

Përveç bartjes së shenjave të kryqëzimit të Krishtit, disa njerëz dëshmuan se Atë Pio kishte fuqi të tilla si shërimi, të bënte profeci, dhe madje edhe të ngrinte trupat në ajër. Një nga gjërat më të prekshme dhe të pamohueshme më misterioze për të, është fakti se kur u zhvarros në marsin e vitit 2008, kufoma e tij dukej thuajse saktësisht e njëjtë me ditën kur vdiq, 40 vjet më parë, në 1968.

Vesna Vuloviç

Ish–stjuardesa serbe, Vesna Vuloviç, mban një rekord botëror të jashtëzakonshëm:rrëzimin nga një lartësi e madhe pa parashutë, pasi avioni i linjës ku ajo ishte punësuar shpërtheu befas në vitin 1972, kur ndodhej në një lartësi mbi 10 mijë metra. Vesna ishte e vetma që i mbijetoi aksidentit nga 28 persona që gjendeshin në bord. Ajo u nxor nga ekipi i shpëtimit nga rrënojate avionit me kafkën e thyer, 2 këmbët e thyera dhe 3 rruaza të kurrizit të thyera, por në fundarriti të mbijetojë.

Zoja e Guadalupes

Në vitin 1531, Huan Diego tha se Virgjëresha Mari iu shfaq atij, në fillim duke i kërkuar të ndërtonte një kishë ku qëndronte, dhe më pas të mblidhte një tufë lulesh. Kur ai hapi rrobat e tij, lulet i ranë nga dora, për të zbuluar një imazh tashmë të famshëm të Marias, i cili mund të shihet ende sot në Bazilikën e Zojës Guadalupes në Meksiko Siti. Katolikët pretendojnë se imazhi i ka mbijetuar derdhjeve të amoniakut dhe madje edhe shpërthimit të një bombe. Në fakt piktura mbetet po aq shumëngjyrëshe sot sa 500 vjet më parë. 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate