12/29/2025 1:01:36 AM

Elon Musk i kërkon falje punëtorit të shkarkuar nga Twitter

Duhet të lexoni

Shefi ekzekutiv i Twitter, Elon Musk ka kërkuar falje për një shkëmbim bisedor që kishte në platformë me një punonjës të kompanisë. Kjo erdhi pasi punëtori Halli Thorleifsson i shkroi Muskut publikisht në Twitter duke i thënë se shefi i burimeve njerëzore nuk ka arritur ta konfirmojë nëse ende është i punësuar, transmeton Telegrafi.

Musk iu përgjigj duke pyetur: “Çfarë pune keni bërë?”

Pas një sërë pyetjesh dhe përgjigjesh pasuese, Thorleifsson tha se mori një e-mail që konfirmonte se ishte shkarkuar.

Musk më pas e mbylli atë bisedë duke bërë një postim në Twitter të martën që e përshkruan Thorleifsson si “të keq” por e fshiu postimin.

Por më pas si duket ndërroi mendje, Musk disa orë më vonë kërkoi falje në platformë dhe u duk se i ofroi Thorleifsson përsëri punën e tij në kompani.

“Unë do të doja t’i kërkoja falje Hallit për keqkuptimin për sa i përket situatës së tij. Keqkuptimi u bazua në gjëra që më thanë që ishin të pavërteta ose, në disa raste, të vërteta, por jo kuptimplotë”.

Të hënën, Thorleifsson i tha ekskluzivisht BBC-s se ai nuk mund të merrte një përgjigje nga departamenti i burimeve njerëzore të Twitter nëse ishte shkarkuar apo jo.

“Teoria ime është se ata bënë një gabim dhe tani po kërkojnë çdo gjë që mund të gjejnë për ta bërë këtë ‘një shkak’ për të shmangur detyrimet e tyre kontraktuale”, tha ai.

Thorleifsson, i cili shiti agjencinë e tij krijuese Ueno në Twitter në 2021, nuk donte të thoshte se sa ishte paguar për kompaninë. Megjithatë, ka spekulime se Twitter do t’i duhet t’i paguajë atij një shumë të konsiderueshme pas largimit të tij nga firma.

Thorleifsson ka distrofi muskulare dhe ka bërë fushatë në Islandë për qasje më të mirë ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Sipas raporteve lokale, kur ai shiti kompaninë e tij në Twitter, ai e strukturoi marrëveshjen qëllimisht për të paguar një normë të lartë tatimi ndaj qeverisë islandeze.

Vitin e kaluar, ai u votua si personi i vitit në Islandë nga katër media


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate