12/27/2025 8:52:36 PM

Shkoi në Britani me kamion, shqiptarja pjesë e listës së sipërmarrësve më të suksesshëm nën 30 vjeç

Duhet të lexoni

Shqiptarja Kristiana Çela është pjesë e listës së 30 sipërmarrësve më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç në Evropë, e publikuar nga Forbes.

27-vjeçarja e njohur si Krissy Cela, shkoi në Britaninë e Madhe me një kamion bashkë me familjen e saj, mes gjithë peripecish, sot është një prej njerëzve më të suksesshëm atje.

Palestra për të nisi si pasion, por sot ajo ka mbi 3 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe mbi 80 mijë abonentë në aplikacionin “EvolveYou” që ka për qëllim krijimin e një diete dhe programi të personalizuar.

Çela e ka ngritur këtë aplikacion me ortakun e saj, Jack Bullimore.

Postimi i Forbes

27-vjeçarja shqiptare ka edhe një linjë veshjesh të posaçme për fitnes, “Cela Oner Active”. Të gjitha bizneset së bashku gjenerojnë të ardhura vjetore që tejkalojnë 34 milionë dollarë në vit për të.

“Nga postimi i ushtrimeve në internet, Krissy Cela ndërtoi një profil në Instagram, i cili sot numëron 3.1 milionë ndjekës. Emigrantja shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe Jack Bullimore e nisën biznesin në vitin 2017. Aplikacioni i tyre i fitnesit dhe ushqimit EvolveYou me fokus gratë plus linjën e veshjeve të gjimnastikës Cela Oner Active, gjenerojnë të ardhura vjetore që tejkalojnë 34 milionë dollarë. Aplikacioni numëron 80,000 abonentë aktivë mujorë”, shkruhet në Forbes.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate