12/28/2025 1:22:14 AM

Apple mund të lansojë një iMac me M3 që në gjysmën e dytë të vitit 2023

Duhet të lexoni

Sipas analistit të Bloomberg, Mark Gurman, Apple po përgatitet që ta lansojë një iMac të ri me madhësi prej 24 inçëve në fillimin e gjysmës së dytë të këtij viti.

Duke shkruar në buletinin e tij Power On, Gurman raporton se zhvillimi i dy modeleve të reja iMac ka arritur “një fazë të fundit”, me Apple së fundmi duke filluar testet e prodhimit.

Gurman pret që prodhimi në vëllim i iMac 2023 nuk do të fillojë për të paktën tre muaj të tjerë, por lajmi i mirë është se modelet e rifreskuara do të kenë një sërë përmirësimesh.

Më e rëndësishmja është se iMac 2023 thuhet që do të përfshijë sistemin e gjeneratës së ardhshme të çipit M3 të Apple.

Gurman vëren se çipi i ri ka të ngjarë të ofrojë përfitime të konsiderueshme të performancës dhe efikasitetit të energjisë duke pasur parasysh se pritet të përfitojë nga procesi i ardhshëm 3nm i TSMC, raporton Yahoo News, transmeton Telegrafi.

Ndryshimet e tjera mund të përfshijnë komponentët e brendshëm të iMac, disa prej të cilave thuhet se janë hequr nga Apple.

- ADVERTISEMENT -

Gurman shton se kompania gjithashtu po planifikon që të përdorë një proces “tjetër” të prodhimit për vendosjen e mbështetëses të iMac-ut.

Thënë kështu, iMac-u i ri do të ketë ende një ekran me madhësi prej 24 inç dhe do të vijë në të njëjtat ngjyra si paraardhësi i tij i vitit 2021.

Krahas një iMac të ri, Gurman thotë se kompania është gati të lëshojë variantin me madhësi prej 15 inç të MacBook Air të përfolur prej kohësh, si dhe një rifreskim të modelit 13 inç dhe të tij të parë Apple Silicon Mac Pro.

Ai pret që Mac-ët e përfolur do të mbërrijnë nga fundi i pranverës dhe maksimumi dikur gjatë verës. Më pak e qartë është nëse MacBook Air-ët e ri do të kenë të integruar çipat M3. Gurman spekulon se “të paktën” modeli 13 inç mund të shfaqë çipin më të fundit të Apple, duke qenë se kompania tashmë ofron një version M2 të “ultraportable”./Katror.info

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate