12/21/2025 10:24:39 PM

“La punën, me kursimet e saj hapi një blog”, si ia doli Tori të bëhej sipërmarrëse dhe autore e një best-selleri

Duhet të lexoni

Nëse akoma nuk e keni arritur standardin financiar që gjithmonë keni ëndërruar, rrugëtimi i Tori Dunlap do ju frymëzojë të nisni nga puna.

Tori, është sot një investitore, sipërmarrëse dhe personalitet i njohur i mediave sociale amerikane. Ajo ka themeluar “Her first $100K”, e cila është një kompani e edukimit financiar. Ajo ka ndjekur gjithmonë një parim për financat e saj, kursimin.

Tori, arriti të kursejë 100 mijë dollarë në moshën 25-vjeçare dhe sot në moshën 28-vjeçare zotëron një markë “edukimi financiar” dhe është gjithashtu autore e një bestselleri të New York Times.

Ajo rrëfen për ndjekësit e saj se pas ditëlindjes së saj të 25-të, ajo la punën dhe hapi një blog të cilin e quajti “Her First $100K” me qëllimin për të ndihmuar gratë të luftojnë pabarazinë financiare dhe të marrin kontrollin e parave të tyre.

Best-seller i Tori Dunlap

Tori Dunlap

Më poshtë janë tre këshillat kryesore të saj:

Mirë menaxhimi i parasë mësohet me kohën

Të menaxhosh mirë paratë, kërkon kohë. Jo të gjithë e kanë si aftësi, prandaj nevojitet praktikimi.

“Nuk dalim nga barku i nënës si super menaxhues të parasë. Menaxhimi efektiv i tyre mësohet, nuk funksionon menjëherë, dhe nuk do të thotë se ju duhet të hiqni dorë që në tentativën e parë”, thotë Tori.

Ambicia personale bën diferencën

Para se të vendosni objektivat tuaja financiare, së pari duhet të kuptoni vlerat tuaja personale, pa menduar se çfarë po bëjnë të tjerët.  “Ju duhet të gjeni gjëra që pasqyrojnë vërtet vlerat tuaja. Nëse synoni gjëra të vështira, mos hiqni dorë, rruga do të jetë më e gjatë, por jo e paarritshme.”

 “Fondi i Urgjencës” duhet të jetë gjithmonë i pari

Tori beson se secili prej jush duhet të lërë para mënjanë, s’ka rëndësi shuma. Ajo e quan ndryshe “fondi i urgjencës” dhe rekomandon që të kursesh 3 deri në 6 muaj të vitit. “Ne të gjithë, pavarësisht moshës apo gjendjes financiare, duhet të punojmë drejt këtij fondi emergjence. Ky është hapi i parë , edhe para se të shlyeni ndonjë borxh. Do ju shërbejë në rast se mbeteni të papunë, nëse sëmureni, për çdo të papritur.”/tvklan.al

METROPOL MAGAZINE


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate