12/20/2025 6:15:57 AM

Abazi kritikon përsëri Qeverinë: Me rrogat e ulëta në administratë, u godit integriteti i Kuvendit

Duhet të lexoni

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka kritikuar platformën Super-puna përmes një postimi në Facebook.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka deklaruar se mbi 1000 persona kishin aplikuar gjatë tri javëve të fundit përmes kësaj platforme.

E deputeti Abazi, që deri dje ishte në të njëjtin kamp politik me Muratin dhe Kurtin, ka shprehur kritika të ashpra ndaj saj.

“Platformën SUPERPUNA ta bën sot një kompani me tre persona, nuk është për një qeveri të tërë.” – është shprehur ai.

Ai tërheq vëmendjen edhe nga ikjet masive nga Kosova, e të cilat i lidh me çështjen e pagave të vogla në Kosovë.

Për më tepër, ai thotë se edhe në Kuvendin e Kosovës ka punëtorë me paga të ulëta prej 400 euro, duke e quajtur një gjë të tillë si “goditje të integritetit të institucionit më të lartë të vendit.”

“Institucioni më lartë i vendit në nivel të rëndësisë vitale të dokumentacioneve dhe informatave ka pagë prej 400 euro. Një punëtor kuzhine në Prishtinë ka pagë 1000 euro e më shumë dhe nuk ka të mjaftueshëm në treg”, ka shkruar Abazi në facebook.

Statusi i plotë:

Rezultati i shpejtë i dëmit të politikave të gabuara

Adminstrata e kuvendit goditet me zvoglime drastike të pagave nga qeveria.

Institucioni më lartë i vendit në nivel të rëndësisë vitale të dokumentacioneve dhe informatave ka pagë prej 400 euro. Një punëtor kuzhine në Prishtinë ka pagë 1000 euro e më shumë dhe nuk ka të mjaftueshëm në treg.

Ekspertiza e gjithë kuvendit, stafi që është tranjuar që me shumë se 20 vite tani janë me një sy në drejtim të daljes. Me këtë është prekur integriteti i institucionit me të lartë të vendit!

Sot u raportua se 2000 mijë lokale janë mbyllur vetëm në Prishtinë, nuk ka punëtorë, kot bëjë super punën, punëtorët duan të drejta, pagesë të rregullt dhe jo vonesa me nga një muaj e më shumë.

Punëtorë janë lënë në mëshirën e zotit. Është rrjet i pompave të benzinës që ka qarkullime milionëshe që nuk i paguan pagat e punëtorëve me rregull. Secili prej tyre është i/e frustruar dhe i/e friksuar për gjendjen dhe ata bashkë me shoqërinë, me vllezër e motra janë në kërkim të daljes, ikjes nga Kosova anipse paskan një punë. Këto probleme nuk rregullohen me platforma si Superpuna por me zbatim ligji, me inspektor dhe standarde të premtuara. Këto probleme nuk rregulllohen me fotografi të konferencave e udhetime e as darka e dreke dhe as nga ulëset e aeroplanëve.

Besa një ditë njerëzit kanë me kuptu qartë që sistemi i kontrollit dhe kushtëzimit nuk e mban dot vullnetin e njerëzve për punë. Kjo është provuar dhe nuk ka funksionuar. Sektori privat ka nevojë për hapësirë të zhvillimit dhe qarkullim të kapitalit, kredi të favorshme. Shteti duhet të sigurojë drejtësinë dhe garën e konkurrencës fer.

Platformën SUPERPUNA ta bën sot një kompani me tre persona, nuk është për një qeveri të tërë.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate