12/20/2025 8:23:26 AM

Haxhiu: VV-ja partia më demokratike në Kosovë, s’do t’i ndalim aksionet në mbrojtje të grave

Duhet të lexoni

Kryetarja e organizatës “Gratë Për Vetëvendosje”, njëherësh ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e konsideron Lëvizjen Vetëvendosje si partinë më demokratike në Kosovë, ndërsa thotë se ky subjekt angazhohet më së shumti për gratë në vend.

Këtë e ka bërë të ditur në konferencën e organizuar të mërkurën, teksa dha një kronologji të aktiviteteve që kanë mbajtur në muajin shkurt me gratë.

Ajo tha se synimi i këtyre aktiviteteve është që të kenë barazinë dhe drejtësinë, raporton Ekonomia Online, transmeton Klan Kosova.

“E kemi më të lehtë sepse Kosova e ka një qeverisje progresive që po angazhohet për të drejtat e grave, siç është e drejta në trashëgimi, pronë, punësim, bursa dhe në adresimin e dhunës në familje. Ne si gra jemi bashkë dhe bashkë do të adresojmë problemet e grave në Kosovë. I bëj thirrje vajzave të na bashkohen në rrugëtimin tonë për barazi gjinore dhe drejtësi”, tha ajo.

Ndonëse janë në Qeveri, ministrja e Drejtësisë thotë se nuk do t’i ndalin aksionet në mbrojtje të grave. Me këtë rast, tha se VV-ja angazhohet më shumë në mbrojtje të tyre.

“Ne pavarësisht që jemi në qeveri nuk i kemi ndal aksionet, në këtë drejtim edhe aksionet nuk do të ndalen. Siç e dini gjendja e grave ne Kosovë nuk është e mirë, prandaj edhe na duhet punë më e madhe në këtë drejtim. Prandaj po ftesa vlen edhe për anëtaret e tjera të partive.  Nuk ka subjekt politikë sikur se VV-ja që angazhohet për gratë”, tha ajo.

E aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rina Zhitia, tha se me ardhjen e Pranverës, sjellë sipas saj edhe barazinë te gratë.

“Organizata “Gratë Për Vetëvendosje” fillon sot muajin e gruas. Që për qëllim ka njohjen e angazhimit dhe kontributit të grave për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Do të ketë aktivitet të ndryshme që do të shtrojnë diskutimin mbi çështjet gjinore. Si gra duhet të bashkohemi e të angazhohemi. Marsi sjellë pranverën, gratë sjellë barazinë”, tha ajo.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate