12/27/2025 2:36:53 PM

Flet 22 vjeçari që vrau biznesmenin shqiptar: ‘Më rrahu bashkë me dy djemtë’

Duhet të lexoni

“Vrasjen e kam bërë unë, babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen”, kështu është shprehur para hetuesve 22-vjeçari Llej Lika.


I riu së bashku me babanë e tij, Skënder Lika, u arrestuan nga Policia në lidhje me vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në Sanxhak të Kurbinit, ngjarje e ndodhur paraditen e së premtes. I riu ka pranuar autorësinë e vrasjes, ndërsa dy bashkëpunëtorët në këtë krim, të arrestuar gjithashtu nga Policia, nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me ngjarjen. Sipas burimeve, 22-vjeçari Llej Lika ka thënë se vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrjeje, pasi viktima dhe djemtë e tij e kishin dhunuar barbarisht me 8 korrik të këtij viti, duke i shkaktuar fraktura të shumta dhe ka marrë mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa referuar veprimeve hetimore të deritanishme, burime policore bëjnë me dijë se dy personat e ndaluar janë bashkëpunëtorë në këtë krim. Babë e bir i kanë zënë pritë biznesmenit sapo ai kanë dalë nga shtëpia e tij në fshatin Sanxhak të Kurbinit dhe 22-vjeçari ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të 55-vjeçarit Rakip Roli, i cili lëvizte me automjetin luksoz të llojit “Audi Q7”. Pasi është bindur se objektivi ka ndërruar jetë, i riu ka shkuar te vendi ku ishte dhunuar me datë 8 korrik nga viktima dhe djemtë e tij duke qëlluar një breshëri në ajër. Shenjë kjo për të treguar se është hakmarrë dhe ka vënë dinjitetin në vend. Më pas i riu mendohet se është marrë nga Klajdi Gjexhaj (Beleshi) dhe kanë lëvizur me një automjet tip “Benz” ngjyrë gri në drejtim të Fushë-Milotit.

Hetimet

Makina tip “Benz-Mercedez” e përdorur në vrasje i përkiste familjes Lika, të cilën e kishin blerë në Fushë-Krujë, duke mos bërë kontratë noteriale, ndërsa në momentin e largimit është fokusuar nga një kamerë sigurie e një biznesi në zonë, duke ndihmuar grupin hetimor që brenda një kohë të shpejtë të bien në gjurmët e autorëve të ngjarjes. Pasi arritën të identifikojnë autorët, blutë u vunë menjëherë në lëvize për kapjen e tyre. Sipas burimeve, për lokalizimin e vendndodhjes së tyre Policia ka përdorur “IMSI Catcher”, për shkak se pas momentit të vrasjes, Llej Lika, babai i tij Skënder Lika dhe shoku i tyre Klajdi Gjexhaj, kanë mbyllur telefonat që kishin pasur në përdorim, duke përdorur numra të tjerë, shkruan panorama.

Disa biseda të kriptuara nga kjo pajisje, dhanë sinjale se personat ndodheshin në zonën e Fushë-Milotit, duke bërë që Policia e Lezhës dhe Komisariati i Kurbinit të përqendrojnë forcat pikërisht në zonën ku fshiheshin autorët. Ata u gjetën në shtëpinë e një të afërmi të tyre D. G., i cili është proceduar penalisht nga Policia për përkrahje të autoreve të ngjarjes. Ndërkohë, në turrën e druve të banesës së David Gegës është fshehur dhe automatiku. Armën e zjarrit, e cila tashmë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe do t’u nënshtrohet ekzaminimeve në laboratorin e Policisë së Shtetit, e ka treguar vetë Llaj Lika, i cili është çuar natën në vendngjarje nga Policia e Lezhës, ku ishte i veshur me jelek antiplumb.

Masa e sigurisë

Tre të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli pritet të dalin para Gjykatës së Kurbinit këtë të hënë për t’u njohur me akuzat dhe masën e sigurisë që do të vendoset ndaj tyre. Biznesmeni i materialeve të ndërtimit Rakip Roli, apo i njohur ndryshe edhe me emrin Pilo, u ekzekutua me breshëri plumbash paraditen e së premtes teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz “Audi Q7” në rrugën e vjetër Laç-Mamurras. Autorët i zunë pritë 55-vjeçarit dhe qëlluan në drejtim të tij sapo kishte dalë nga banesa dhe po lëvizte në drejtim të Mamurrasit. Në drejtim të automjetit luksoz të tipit “AudiQ7”, me të cilin lëvizte i vetëm viktima, u qëllua me breshëri automatiku dhe të paktën 7 plumba e goditën në trup 55- vjeçarin, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa Roli humbi jetën menjëherë sapo u qëllua me breshëri automatiku, automjeti luksoz që drejtonte ka vazhduar të ecë edhe për rreth 10 metra, duke goditur nga pas një makinë tip “Benz”, që lëvizte në drejtim të Mamurrasit dhe më pas ka përfunduar në një kanal buzë rrugës, ngjitur me murin rrethues të një banese. Pamjet në vendin e ngjarjes tregojnë se automjeti është goditur me breshëri plumbash, veçanërisht në pjesën e xhamit të përparmë në anën e shoferit ku qëndronte Rroli, çka do të thotë se atentati ka qenë i mirorganizuar dhe se autorët kanë pasur dijeni jo vetëm për makinën që drejtonte viktima, por edhe për lëvizjet e tij.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate