Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka folur në seancën e cila po mbahet aktualisht në Kuvendin e Kosovës, ku përmendi edhe krizën energjetike në botë e në vend, shkruan Gazeta Metro.
’Ne është e vërtetë që po përballemi me krizë, por jemi vendi i fundit që është goditur nga kjo krizë, dhe po bëjmë të pamundurën që ta kalojmë sa më parë’’, tha Kurti ndër të tjera.
Kujtojmë se para disa ditësh Kurti u ka bërë thirrje ministrave të marrin masat e veprimet e nevojshme që të sigurojnë stabilitet me furnizim të energjisë dhe të jetë e përballueshme për qytetarët.
“Ftoj ministrat të marrin të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme që të sigurojnë stabilitet me furnizim të energjisë dhe kjo të jetë e përballueshme për qytetarët tanë”, tha ai./gazetametro.net