6/25/2025 9:07:01 PM

Të hënën pritet pranimi zyrtar i planit evropian, paralajmërohen pasoja nëse refuzohet

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të hënën në Bruksel, do të kenë para vetes planin evropian, i njohur si franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve. Ndërmjetësit e këtij takimi presin që palët të pranojnë këtë propozim dhe aty të diskutohet për afatet e zbatimit të tij. Njohës të zhvillimeve politike vlerësojnë që mospranimi i këtij propozimi do kishte pasoja, ndërsa nga opozita kritikojnë Kurtin për mostransparencë lidhur me këtë çështje.

Takimin e fundit e kanë zhvilluan në nëntor të vitit të kaluar, ku është diskutuar për çështjen e targave ilegale në veri të Kosovës.

Ndërsa, më 27 shkurt temë në Bruksel, do të jetë plani evropian për marrëdhëniet e mëtejme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka përsëritur se ky plan paraqet bazën e mirë për diskutime të mëtejmë. Megjithatë, nuk ka dhënë detaje se çka pret të diskutohet në këtë takim.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, thotë për KosovaPress se kryeministri Kurti e ka lënë në terr informativ opozitën sa i përket takimit që pritet të mbahet të hënë në kryeqendrën evropiane.

“Si Parti Demokratike, si deputetë të opozitës vazhdojmë të jemi në një terr informativ, ju e shihni në seanca të Kuvendit krejt çka ofron z.Kurti si kryeministër, i cili do të duhej të ishte transparent, sepse vet ka thirre në transparencë sa ishte kryeopozitar, ne kemi një kryeministër, i cili vjen dhe vetëm bën lojëra fjalësh, mirëpo asnjëherë nuk jep atë konkrete se çfarë ne kërkojmë nga ai në këtë proces… I bëra pyetje parlamentare ku kërkova të dijë se cilat janë temat që do i diskutojë pikërisht të hënën dhe nga kryeministri nuk e mora as edhe një fjalë të vetme sa i përket këtij procesi konkretisht sa i përket këtij takimi të datës 27 shkurt”, thotë deputetja e PDK-së.

Për mostransparencë rreth procesit të dialogut kritika për Kurtin kanë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputetja Rrezarta Krasniqi thotë se do të duhej të mbahej debat parlamentar para se Kurti të udhëtojë për takim në Bruksel.

Ka munguar transparenca sa i përket këtij procesi, ne ende nuk e kemi parë planin franko-gjerman, e kemi dëgjuar kryeministrin që ka thënë që do të ketë një njohje bazë dhe nuk do të ketë njohje përfundimtare, ndërsa ne si parti opozitare, si Lidhje Demokratike e Kosovës e kemi përkrahur kryeministrin në procese integruese, mirëpo që procesi integrues i dialogut të përfundojë me njohje reciproke në mes të dy vendeve që të mos zgjatet ky proces tutje”, thotë deputetja Rrezarta Krasniqi.

Në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, Kurti ka thënë se e ka pranuar parimin e kërkuar nga ndërmjetësit evropian në dialog që sipas tij, është transparenca e procesit dhe konfidencialiteti i bisedimeve.

“Rrjedhimisht përmbajtjen tekstuale e kam ndarë me kryetarët e partive opozitare por jo edhe në Kuvend të republikës, ndonëse besoj që pas shumë muajve pothuajse asgjë nuk ka ngelur e panjohur nga ai propozim që paraqet bazën e mirë për diskutime të mëtutjeshme që fillojnë të hënën qe vjen”, ka thënë Kurti.

Nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel, profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi pret që të pranohet propozimi evropian, derisa shton se kundërshtimi i tij do të prodhonte pasoja të rënda për palën penguese.

“Pritet që një farë mënyre të pranohet ajo marrëveshja plani franko-gjerman respektivisht evropian, sepse Qeveria e Kosovës ka vlerësuar që ndoshta është alternativa më e mirë për momentin që është ofruar, sepse plani franko-gjerman është plan i përkohshëm, megjithatë evropianët nuk po e quajnë të tillë por është i përkohshëm, sepse ai e ka vetëm njohjen de-facto dhe jonjohjen ligjore të obligueshme, por si pikënisje po themi si normalizim i raporteve në mes të dy vendeve mund të themi që është një plan solid, i cili po besoj që të dyja palët do ta nënshkruajnë sepse mospranim i këtij plani do të ketë pasoja shumë të rënda për cilëndo palë që mund të potencohet si palë penguese”, thotë Arifi.

Ditë më parë i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se pret që më 27 shkurt Kosova dhe Serbia të pranojnë publikisht propozimin evropian për normalizimin e raporteve.

Ai ka theksuar se në këtë takim do të diskutohet edhe për zbatimin e atij plani.

Ndërsa, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë që presin nga udhëheqësit t’i qasen takimit me frymë konstruktive të nevojshme për të ecur përpara.

Propozimi i njohur si franko-gjerman, u është dorëzuar palëve vitin e kaluar, i njëjti nuk është publik, por që kryeministri Kurti e ka konsideruar bazë të mirë për negociata.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Tha se kishte tërheqje ndaj vajzave/ Motra e Krisës sqaron deklaratën e saj virale

"“Më shumë më ka shqetësuar jo për atë që ka thënë Krisa, po për komentet se u ekzagjerua ...

E goditi Gjestin në fytyrë, përjashtohet G Bani nga Big Brother

Pas goditjes që G Bani ia dha Gjestit mbrëmë gjatë provës në arena Storm, Big Brother erdhi me një vendim. Produksi ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate