12/23/2025 2:46:27 AM

Shuhet në moshën 85 vjeçare Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare

Duhet të lexoni

Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare, ka ndërruar jetë mesditën e sotme. Aktorja e njohur ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 85 vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga djali i saj, Gjergj Luca.

“E shtrenjta nëna ime, Mimika Luca, sot mori rrugën për në Parajsë!

Miqtë dhe dashamirët i presim të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë.

Nga, sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00

Nesër, nga ora 08:00 deri në orën 12:00

New Survey Finds Japan Has Twice the Number of Islands Than Previously Thought
Keep Watching

Varrimi bëhet nesër në orën 12:00

Në Varrezat e Sharrës”, shkruan Gjergj Luca.

Mimika Luca u lind në Gjirokastër më 24 dhjetor të vitit 1937 dhe në moshë shumë të re interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë. Për njëmbëdhjetë vite, nga 1951 deri në 1962, ishte balerinë në TKOB. Më pas, jeta e saj mori një drejtim tjetër, atë të aktrimit.


Mimika Luca u pranua në vitin 1962 si aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role, si Suzana, Luçia, Dila “Cuca e maleve”, Sonja, Nica “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja “Kur hidheshin themelet” etj. Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. Roli i parë ka qenë krah bashkëshortit Ndrek Luca, në filmin “Detyrë e posaçme”, më pas në filmin “Kryengritje në pallat”, “Kur hidheshin themelet” e shumë të tjerë.

Një personazh i rrallë si Mimika Luca nuk harrohet dot nga publiku shqiptar, ashtu si roli i nënës së Marigosë te “Përrallë nga e kaluara”. Rolet e nënave, të edukatoreve apo edhe të mësuesve duket se ishin të prera për karakterin e saj. Më 1984, ajo interpreton edukatoren te filmi “Taulanti kërkon një motër”.

Regjisorja Xhanfizo Keko e dinte që ajo ishte aktorja e vetme që mund ta mishëronte aq lehtë atë figurë. Ajo shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Teatrin Popullor, më e njohura “Drita”.


Në vitin 1977 fillon punë si pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega Dramë, por nuk ju nda filmit.  Në një rrëfim të gjatë për revistën Neësbomb.al, Mimika Luca është shprehur:

“Nëna ime nuk donte që të bëhesha as balerinë as aktore. Donte një profesion tjetër për mua. Ama më çonte vet në Pallatin e Kulturës, që mos ta harxhoja kohën kot, edhe pse ajo nuk donte të bëhesha artiste”.

Fatkeqësisht, sot ajo ka mbyllur sytë përgjithmonë për të shkuar pranë bashkëshortit të saj, aktorit të shquar Ndrek Luca.

Mungesën e tij e ka ndjerë me vite, por familja i ka qëndruar gjithmonë pranë. Djali i saj Gjergji, ka zgjedhur që të birit t’i vendosë emrin e Ndrekës, duke e lartësuar të atin në breza.  Bashkë me të bijën Rozafa, dy fëmijët i dhanë një dimension tjetër përfytyrimit për jetën. Mimika Luca jetoi me Gjergjin në periferi të Elbasanit, në oazin e ngritur nga i biri ku figura e aktorëve, e të gjithë aktorëve, lartësohet siç në fakt duhet të jetë.

Dhimbja që la te familjarët, kolegët dhe ata që e njohën është e madhe, ama aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare iku pa asnjë peng nga kjo botë.

Në prag të 85 vjetorit, dy muaj më parë ajo i dha gazetares Suada Daci një intervistë të rrallë, të fundit, kuo u shpreh:

“S’kam asnjë peng. Madje gjëja më e bukur është që Gjergji i vuri emrin djalit të vogël, Ndrek Luca. I ngjet shumë…”.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate