Lideri i shtëpisë u zgjodh ndryshe këtë herë. Dy zarfe u futën në shtëpi, ku banorët u ndanë në dy grupe, djemtë qënduan në dhomën e ndjenjes dhe vajzat në dhomën e grimit.
Djemtë dhe vajzat votuan më vete për liderin e shtëpisë. Me shumicë votash fitoi Valbona, e cila edhe këtë javë do jetë në krye të shtëpisë dhe do të ndajë të gjitha punët.
Zgjedhja e liderit krijoi “përplasje” mes saj dhe Luizit. Ky i fundit i tha Valbonës që ai votoi për të, ndërsa nga grupi i vajzave nuk kishte asnjë votë për Luizin.