12/19/2025 3:40:21 PM

Çfarë të bëni kur seksi me partnerin e ri rezultoi ‘i keq’?!

Duhet të lexoni

Në jetën reale, një partner i ri, qoftë edhe një partner që të pëlqen shumë, mund të jetë i vështirë, i pakëndshëm ose ndryshe, për të mos përmendur faktin që është dhe jo i mirë në shtrat. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se nuk mund të bëhet shumë më i mirë.

Për t’ju ndihmuar të kuptoni nëse përvoja juaj e pakënaqshme ishte thjesht një pengesë në rrugën drejt një lidhjeje shumë më të këndshme, ne kemi disa këshilla nga Chamin Ajjan, një terapiste e sjelljes njohëse me bazë në Bruklin dhe terapiste e certifikuar seksi, se çfarë të bëni nëse seksi me një partner të ri lë shumë për të dëshiruar.

Shkëputuni nga mendimet e tepërta

Problemi është se vendosja e pritshmërive tuaja shumë të larta mund t’ju sjellë një dështim të mundshëm, thotë Ajjan. Nëse marrëdhënia juaj e parë ishte jo e mirë, ajo rekomandon të pyesni veten: a e përjetova atë moment apo isha fokusuar në përvojën që kam krijuar në mendjen time?

Përqendrohuni në shqisat tuaja duke i kushtuar vëmendje asaj që po dëgjoni, nuhatni, shijoni dhe ndjeni. Kjo qasje e ndërgjegjshme ndaj seksit mund të rrisë kënaqësinë tuaj duke e bërë atë një përvojë të mrekullueshme shqisore ku jeni më në sinkron me partnerin.

Bëhuni më të qartë se çfarë doni të dy në shtrat.

Seksi i keq shpesh është vetëm një rast dështimi në komunikimin, thotë Ajjan. Komunikimi me një partner seksual mund të jetë verbal ose joverbal. Në vend që t’i tregoni se çfarë nuk ju pëlqeu, provo të ndash me të atë gjë që të pëlqen.

Mos harroni se seksi supozohet të jetë argëtues

Të bësh seks duhet të jetë qejf dhe jo një hall i shtuar. Ne priremi të shqetësohemi nëse po e kënaqim partnerin, fiksohemi me mënyrën si dukemi, etj. Sigurisht, mund të jetë e sikletshme nëse seksi ishte i keq herën e parë, por mbani mend se partneri juaj ose ju mund të ketë qenë nervoz, ose ndoshta i shqetësuar për atë që po mendonit apo ndjenit. /Top Albania Radio

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate