Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë me dije se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë të enjten për medie, ku ka dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim.
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se nesër e marte, në ora 10 do do të intervistohet nga prokuroria.
“Nesër në ora 10:00, është caktuar intervista”, ka thënë shkurt Abazi.
Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar se në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari ka bërë kërkesë që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori.
“Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari sot me shkrim kam kërkuar që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje tv tij në Prokurori”, ka shkruar avokati Gashi në Facebook.
