Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka qëndruar në kryeqendrën e Bavarisë për Konferencën e Sigurisë në Mynih. Aty, ka takuar Aleksandër Vuçiqin por jo edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
“Biseduam për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe për atë se sa e vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë për Ukrainën”, shkroi Blinken në Tëitter, duke publikuar dy fotografi me Vuçiqin nga takimi.
Prej aty, Blinken është larguar për të vazhduar në Turqi, ku ka vizituat zonat e prekura nga tërmeti dhe ka ofruar ndihmën e SHBA-së për Turqinë.
Kë e takoi Kurti në Munich?
Siç ka njoftuar vetë kryeministri Kurti, në Mynih ai ka takuar, kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte, zëvendëskryeministrin Italian dhe figura të tjera, por ajo që bie në sy, është mungesa e një takimi të nivelit si për shembull me sekretarin Blinken.
Ja njoftimet e Kurtit për takime në Mynih, gjatë dy ditëve të kaluara: