Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO.
Në takim me Gjeneralin Cavoli, siç ka informuar zyra e presidentes, Osmani ka folur mbi punën e NATO-s në Republikën e Kosovës përgjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit.
Tutje, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon e më gjerë, me ç’ rast, Osmani ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me aleancën e NATO-s për të siguruar paqe të qëndrueshme në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian.
Ndërsa, Gjenerali Cavoli ka shprehur mirënjohje për mënyrën se si Republika e Kosovës ka menaxhuar situatën me refugjatët afganë, ndërsa ka vlerësuar lart bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me KFOR-in.