1/30/2026 10:10:18 PM

Gërvalla: Zbuluam mercenarë të Wagnerit në kufi, Rusia dhe Serbia po bëjnë veprime të fshehta në rajon

Duhet të lexoni

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka treguar në një intervistë për gazetën hebraike, Israel Hayom se si Serbia ka kërcënuar me luftë përgjatë dy viteve të fundit.

E pyetur për rrezikun e luftës, Gërvalla tha se Serbia dhe Rusia po bëjnë “veprime të fshehta” edhe në vende tjera të rajonit.

Vetëm në dy vitet e fundit, presidenti serb Vuçiq e kërcënoi Kosovën disa herë me luftë, madje duke vendosur trupa në kufirin tonë, duke dërguar avionë luftarakë, duke pritur ambasadorin rus për vizita atje, duke përfshirë ushtrinë ruse në ministrinë e mbrojtjes serbe, duke rritur kapacitetet ushtarake dhe stërvitjet me Rusinë nga rreth 10 deri në afro 100 në vit gjatë vitit 2021. Së fundmi, ne zbuluam mercenarët e Wagner në kufirin tonë dhe kontrabandën e armëve në Kosovë. Veprime të tjera të fshehta nga Rusia dhe Serbia po ndodhin në vende të tjera të rajonit”, tha Gërvalla.

Ndryshe nga shumë të tjerë, Gërvalla tha se “ne e njohim shumë mirë Vuçiqin dhe ministrin e tij të jashtëm Daçiq”.

“Të dy njerëzit ishin ndihmësit më të afërt të ‘Kasapit të Ballkanit’, ish-presidentit serb dhe kriminelit të luftës Millosheviq. Vuçiq ishte ministri i tij i propagandës dhe Daçiq ishte dora e djathtë e tij gjatë luftës, masakrave dhe mizorive më të rënda ndaj vendit dhe popullit tonë, jo vetëm që nuk kërkuan falje, por edhe publikisht i nderojnë kriminelët e luftës dhe i mohojnë e falsifikojnë ngjarjet”, tha kryediplomatja kosovare.

“Arsyeja që kjo qasje agresive nuk po shndërrohet në konflikt të hapur është vetëpërmbajtja e qeverisë sonë dhe prania e trupave amerikane në Kosovë. Vetëm së fundi, Shtetet e Bashkuara i dhanë një paralajmërim të ashpër Vuçiqit, i cili donte të vendoste trupa serbe në vendin tonë”, tha Gërvalla.

Ajo tha se “Kosova, ashtu si Izrali, është mësuar me kërcënime të vazhdueshme”, duke theksuar se “ne jemi pjesë e Perëndimit, ndërsa Serbia është përfaqësuese e Putinit”.

“Nuk është perfekt, por ne vazhdojmë të jetojmë jetën tonë dhe të zhvillojmë vendin tonë”, tha Gërvalla.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, Gërvalla tha se ka ndikim në të gjithë botën dhe se “është një luftë midis diktaturave e regjimeve agresive dhe botës së lirë”.

“Serbia jo vetëm që shkeli një traktat të rëndësishëm me BE-në duke refuzuar sanksionet kundër Rusisë. Në tetor 2022, Serbia nënshkroi një marrëveshje me Rusinë për ta bërë pikërisht atë që refuzoi në lidhje me BE-në – ajo nënshkroi për ta harmonizuar politikën e saj të jashtme me Putinin”, tha ajo.

Gërvalla tha se Serbia po kontribuon në vrasjen e familjeve të pafajshme në Ukrainë, ndërsa thotë se “të gjitha vendet duhet ta marrin seriozisht kërcënimin ndaj rendit ndërkombëtar”.

“Izraeli, Kosova dhe vendet e tjera, të vogla dhe të mëdha, duhet të investojnë shumë në mbrojtjen e këtij rendi të bazuar në rregulla. Nëse ne dështojmë ta mbrojmë rendin tonë paqësor botëror, të gjithë mund të përfundojmë përsëri në një epokë lufte, por këtë herë një nivel krejtësisht të ndryshëm, global”, tha Gërvalla.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate