1/30/2026 8:34:51 AM

Tetë ushqime të shëndetshme që mund të jenë toksike për ju

Duhet të lexoni

Tashmë e dini se nëse doni të jetoni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm është çelësi.

E megjithatë, në rrethana të caktuara mund të ndodhë që edhe disa nga ushqimet që ne i shohim si të shëndetshme mund të jenë potencialisht të rrezikshme nëse i konsumoni në sasi të tepërta ose nëse nuk përgatiten siç duhet.

Por cilat ushqime të shëndetshme janë të afta të paraqesin një potencial rrezikshmërie? Pse ndodh kjo? Dhe cila është mënyra më e mirë për t’u siguruar që po konsumoni ushqime të sigurta?

toksik, sepse pa sterilizimin që ofron pasterizimi, ai mund të jetë një “shtëpi” për sëmundjet dhe bakteret e shkaktuara nga ushqimi me pasoja serioze.

Disa fruta të catuara

Frutat si qershitë, mund të jenë helmuese nëse ju i konsumoni me gjithë bërthamë. Gjithashtu fruta të tjera si pjeshkët, kajsitë dhe kumbullat mund të jenë toksike, sepse përmbajnë përbërës që trupi juaj mund t’i shndërrojë në helme. Megjithatë, rreziku vjen për shkak të konsumimit të bërthamave, dhe duhet të konsumoni sasi shumë të larta për t’u helmuar.

Mjalti

Edhe pse mjalti mund të ofrojë një sërë përfitimesh shëndetësore, kur nuk pasterizohet, ky ëmbëlsues mund të përmbajë alkaloide helmuese që mund të shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, nauze dhe të vjella. Mjalti mund të jetë gjithashtu i ndjeshëm ndaj ndotjes nga metalet e rënda nga arseniku, zhiva, kadmiumi dhe plumbi.  Përbërës, që mund të çojnë në paralizë dhe madje edhe vdekje.  Ai mund të jetë i rrezikshëm në veçanti për foshnjat nën 1 vjeç, për shkak se përmban një bakter të quajtur C. botulinum që mund të shkaktojë një sëmundje të rrallë por vdekjeprurëse.

Filizat

Filizat dihet se janë një ushqim i shëndetshëm i pasur me fibra, vitamina dhe minerale, të ulëta në natrium, yndyrë dhe kalori. Por ato mund të jenë toksike kur nuk lahen plotësisht përpara konsumit. Ngrohtësia dhe të lagështa të nevojshme për rritjen e filizave, por janë gjithashtu kushtet ideale për rritjen e mikrobeve. Ngrënia e filizave të papërpunuara ose të ziera lehtë, mund të çojë në helmim ushqimor nga salmonela, E. coli ose listeria. Zierja e plotë e tyre vret mikrobet e dëmshme dhe zvogëlon mundësinë e helmimit nga ushqimi.

Kokoshkat në mikrovalë

Veshja e qeseve prej letre kur futet në mikrovalë, shpërbëhet në një mënyrë që mund të kontaminojë kokoshkat me përbërës toksikë. Shumë prej tyre janë shkaktarë për disa lloje kanceri. Prandaj është mirë të shmangni ngrohjen e tyre sëbashku me këto qese.

Si të qëndroni të sigurt?

Me çdo gjë që ne hamë jemi të ekspozuar ndaj rrezikut nga helmimi, prandaj është e rëndësishme të mbani mend se është doza ajo që e bën helmin. Për shumë nga këta shembuj, toksiciteti mund të jetë shqetësues nëse një person ha në sasi të mëdha. Helmimi nga ushqimi është shpesh rezultat i përgatitjes ose trajtimit jo të duhur. Duhet të dini se bakteret shumohen më shpejt ndërmjet 4°- 60°C. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të ndiqni rregullat e higjenës ndërsa gatuani. /AgroWeb


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate