1/29/2026 5:37:46 AM

‘I ndihmuan të vijë në pushtet’, Mustafa: SHBA, Gjermania e Franca ta sqarojnë a kanë kundërshti me Kurtin

Duhet të lexoni

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, beson se Kosova 15 vjet më vonë, në 30 vjetorin e pavarësisë, mund të bëhet anëtare e NATO-s dhe OKB-së, por dyshon se deri atëherë mund të hyjë në Bashkimin Europian. Për këtë ‘parashikim’ qysh tani meritat ia lë SHBA’së, por nuk heziton të kritikojë ndaj Washingtonit, Berlinit e Parisit që, sipas tij, e kanë ndihmuar Kurtin të vijë në pushtet.

“Pa të keqe duhet ta them se Kurti i ka marrë votat nga qytetarët që të kundërshtojë Perëndimin”, thotë Mustafa kur pyetet nëse po sheh përplasje mes Kurtit dhe qeverive perëndimore që po bëjnë presion për marrëveshje me Serbinë.

“Është përkrahur nga Gjermania, Franca por jo pak edhe nga SHBA për të ardhur në pushtet. Prandaj, vetëm këta e dinë tani se çfarë kanë dhe si qëndrojnë ndërmjet veti, a e kanë seriozisht apo po luajnë lojëra”.

Duke i komentuar përpjekjet e Perëndimit për një marrëveshje Kosovë-Serbi me anë të propozimit europian, Mustafa thotë se plani do të qetësonte serbët në Veri, por jo edhe Serbinë nga qëllimet për ta minuar Kosovën.

Sidoqoftë, destinacionin final ku do të çojë kjo marrëveshje, Mustafa thotë se s’mund ta parashikojë meqë “derisa s’ke informata, je i verbër”. Por, këtu ai mund të shohë se marrëveshja e prezantuar në planin franko-gjerman do të prodhojë edhe marrëveshje të tjera, për të cilat thotë se Qeveria duhet t’i sqarojë.

Politikani veteran në një intervistë për Gazetën Express ka pranuar se qeverisjet në Kosovë në faza të caktuara janë sjellë papërgjegjshëm, përfshirë edhe atë të Kurtit.

“Për fat të keq, qeverisja në cikle të caktuara është treguar joefektive dhe e papërgjegjshme. Edhe në ditën e sotme!”.

Ndonëse shpreson se vendit mund t’i hapet perspektiva e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përfshirë OKB’në ku duhen evituar vetot ruse e kineze, ai përgjigjet me ironi kur pyetet si mund të ndodhë kjo.

“Ndoshta kanë ide Vjosa dhe Albini, të cilët çdo ditë po “luftojnë” me Rusinë”.

Gazeta Express: Në ditët e ardhshme Kosova shënon 15 vjetorin e pavarësisë. Pavarësisht se ka mbi 100 njohje dhe një mendim të GJND’së se pavarësia nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, vendi po përballet me telashe që sipas shumëkujt vijnë nga fakti se Kosova nuk është një shtet anëtar i OKB’së. Sa i vështirëson “jetën” Kosovës fakti që nuk është anëtar i familjes botërore të kombeve?

Mustafa: Të jesh anëtare e OKB-së nënkupton njohje ndërkombëtare, siguron qasje në agjencionet e OKB-së dhe asistencën nga KB, ndikim në çështjet botërore si dhe pjesëmarrje në diplomacinë dhe sigurinë ndërkombëtare. Për këtë kemi shumë nevojë. Por, para së gjithash Kosova ka nevojë ta njohin pesë vendet e BE-së, të cilat akoma nuk e kanë njohur.

Gazeta Express: Një pyetje hipotetike; Po të kishim një qeverisje efektive dhe me vizion të qartë nga shkurti i vitit 2008, a do të kishim telashe të kësaj natyre? A e ka penguar zhvillimin ekonomik, ngritjen e mirëqenies statusi i padefinuar ndërkombëtarisht?

Mustafa: Për fat të keq, qeverisja në cikle të caktuara është treguar joefektive dhe e papërgjegjshme. Edhe në ditën e sotme!

Kosovën po e konsumon tej mase dialogu me Serbinë dhe çështjet e pazgjidhura. Kjo po krijon te palët dhe vendet e tjera pasqyrë të pasigurisë për të investuar te ne, kurse çështjet zhvillimore nuk po arrijnë të fitojnë prioritetin që duhet ta kenë. Rezoluta e OKB-së e cila e obligoi Kosovën për dialog me Serbinë, pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, po keqpërdoret nga Serbia për të defunksionalizuar shtetin e Kosovës dhe jo për të gjetur zgjidhje.

Gazeta Express: A ka qenë lehtë e parashikueshme, sipas jush, para 15 vjetësh se Kosova do të përballet me probleme të kësaj natyre, dialogu me Serbinë, gjendja në Veri që përsëri lidhet me Serbinë apo dukej se me shpalljen e shtetit dhe me gjithë atë mbështetje ndërkombëtare gjërat do të shkonin në drejtim tjetër?

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate