1/29/2026 4:00:45 AM

Australia legalizon droga psikedelike për përdorim mjekësor

Duhet të lexoni

Australia njoftoi se do të lejojë përdorimin e substancave psikedelike ecstasy dhe kërpudha magjike – për trajtimin e depresioneve dhe stresit post-traumatik.

Enti për Mbikëqyrjen e Drogave në Australi njoftoi se së shpejti do të lejohet përdorimi i substancave psikedelike MDMA dhe psilocybin – të njohura më tepër si ecstasydhe kërpudha magjike – për trajtimin e depresioneve dhe stresit post-traumatik.

Mjekëve psikiatrër do t’u lejohet t’u japin pacientëve të tyre me recetë dy substancat psikedelike duke filluar nga korriku 2023, njoftoi Enti i Prodhimeve Terapeutike, i cili ka gjetur “prova të mjaftueshme për përfitimet e mundshme të tyre ndër pacientë të caktuar”

Të dyja drogat konsiderohen aktualisht si “substanca të ndaluara” dhe mund të përdoren vetëm në prova klinike të kontrolluara me rreptësi. Enti i Prodhimeve Terapeutike tha se ato janë “relativisht të sigurta” kur u jepen pacientëve në mjedis mjekësor dhe mundësojnë një “ndryshim të gjendjes së ndërgjegjes” që mund t’u ndihmojë pacientëve.

Mike Musker, studiues i shëndetit mendor dhe parandalimit të vetëvrasjeve në Universitetin e Australisë Jugore, e përshëndeti këtë vendim duke e quajtur “të shumëpritur”.

“Ka shumë njerëz që përjetojnë PTSD (çrregullime stresi post-traumatik) dhe depresione, veçanërisht veteranët e ushtrisë dhe njerëzit që kanë punuar në shërbimet e urgjencës, ku ilaçet standarde psikiatrike nuk funksionojnë dhe nuk ofrojnë lehtësim,” tha ai. Musker tha se të dy ilaçet “zvogëlojnë frenimet” dhe mund t’u ndihmojnë njerëzve të përpunojnë imazhe dhe kujtime të vështira.

Tani për tani përdorimi i MDM dhe i psilocybinës do të kufizohet në trajtimin e depresioneve dhe të stresit post-traumatik. Por përkrahësit e këtyre substancave shpresojnë që një ditë mund t’i përdorin edhe për të kuruar varësinë nga alkooli, çrregullimet obsesive-kompulsive dhe çrregullimet e të ngrënit.

Substancat psikodelike janë përdorur nga popujt indigjenë për mijëvjeçarë me radhë, por studiuesit perëndimorë filluan të merren seriozisht me shqyrtimin e përdorimeve të mundshme të tyre vetëm në mesin e shekullit të kaluar.

Kanadaja dhe SHBA-ja janë ndër vendet që kanë lejuar tashmë përdorimin mjekësor të MDMA dhe të psilocybinës.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate