1/27/2026 1:09:21 PM

Prishtina festoi dje me ‘Jazz Big Band’, në koncertin për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë

Duhet të lexoni

Përvjetori i 15-të i Pavarësisë së Kosovës jehoi me tingujt e muzikës Jazz që erdhën nga një grup i muzicientëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe Spanja, të cilët u paraqitën për herë të parë në këtë formacion duke dhënë një emocion të pashoq të dirigjuar nga dirigjenti Armend Xhaferi, përcjell KultPlus.

Me një repertor të përzgjedhur enkas për të shënuar festën e pavarësisë, ”Jazz Big Band’ përcollën frymën e muzikës jazz modern para publikut që kishin mbushur plot Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Ndonëse me vetëm një provë të realizuar para koncertit, muzicientët arritën të realizojnë në përpikmëri të repertorin, e kjo u dëshmua edhe me duartrokitjet që pasonin pas çdo performance.

Pas koncertit, për KultPlus foli dirigjenti Xhaferi i cili tha se ky koncert që erdhi për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i përmbushi të gjitha pritshmëritë e tij.

“Ka qenë një performancë edhe më e mirë se sa që e kam pritur, marrë parasysh që e kemi realizuar vetëm një provë para koncertit”, u shpreh Xhaferi.

“Jazz komuniteti është i vogël, janë pak njerëz dhe ata kur takohen janë si një familje, i kanë dëshirat, idetë, qëllimet dhe ëndrrat e njëjta. Kështu që edhe ne e kemi pasë një komunikim shumë të mirë”, përfundoi ai duke folur edhe për bashkëpunimin mes muzicientëve e për të cilët ky bashkëpunim me njëri-tjetrin ishte i pari.

Më pas për KultPlus foli edhe pianisti Ilir Bajri i cili vlerësoi lart koncertin e djeshëm, duke u shprehur i lumtur për realizimin e tij pikërisht më 17 shkurt.

“Armend Xhaferi me idenë dhe punën e tij ka arritur të mbledhë një ekip shumë të mirë të muzicientëve të regjionit dhe me i sjellë me festu bashkë këtë festë kaq të rëndësishme për neve. Me këtë lloj të muzicientëve, përveç që është hera e parë, është edhe një lloj motivimi i ri për neve me punu me këso lloj kualitetesh”, tha mes tjerash Bajri.

Ndërkaq, formacioni i orkestrës u përbë nga Armend Xhaferi si dirigjent dhe kitarist, Kiril Kuzmanov, Arian Randobrava, Ivan Ivanov, Arnau Garoffe dhe Ivan Yordanov në saksofonë, Todor Bakarijev, Trajce Velkov, Aleksandar Milanov dhe Rajkard Bardhi në bori, Saško Nikolovski, Vladislav Micev, Ilir Vorpsi dhe Nikola Ristevski në trombonë, Ilir Bajri në piano, Kiril Tufekcievski në kontrabas si dhe Nesim Maxhuni në bateri./KultPlus.com


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate