1/26/2026 10:43:00 AM

"Më thonë rrite një çik gjoksin", Aurela Gaçe: Nuk ka nevojë ta kem shalën 2 metra për të qenë interesante

Duhet të lexoni

Me një karrierë artistike të jashtëzakonshme, një rrugëtim ku ka fituar të gjithë dashurinë e publikut dhe plotësisht emrin si artiste, Aurela Gaçe është padyshim ndër këngëtaret më të dashura.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo foli për dy albumet e saj të punuara gjatë periudhës së pandemisë, “Unike” dhe “Me Taban” të cilët i prezantoi në një mbrëmje mes miqsh.

Ndërsa kthehej edhe pak pas në kohë, Aurela preku edhe pjesën e pamjes së saj në skenë që gjithnjë ka ardhur si kameleon i vërtetë dhe asnjëherë njësoj, duke e lidhur edhe me këngën “Unike”.

Aurela Gaçe: Jam shumë e lumtur që nuk kam dëgjuar asnjë njeri që më thoshte “përmbahu, rriti flokët, bëhu pak më ashtu, vish fustan”. Jo! Dhe sa mirë që nuk kam dëgjuar.

Rudina Magjistari: Se domethënë të kanë mbytur me këshilla.

Aurela Gaçe: Ah, me këshilla?

New Survey Finds Japan Has Twice the Number of Islands Than Previously ThoughtKeep Watching

Rudina Magjistari: S’të kanë munguar.

Aurela Gaçe: Kënga “Unike” është fiks çdo këshillë që më kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve por unë e ndiej këtë gjë edhe tek fëmijët, tek vajzat e mia që kanë atë… “dua të dukem mirë e më shikojnë njerëzit, dua t’i kreh flokët, jo kështu se më shan shoqja”, pra vetvetiu mua më kthehen pas të gjitha ato këshillat që të japin njerëzit për të qenë mjaftueshëm në sytë e tyre.

Ndërkohë secili nga ne është mjaftueshëm siç e ka krijuar Zoti. Mjafton ne të jemi plot nga brenda. Unë e di, nuk jam perfekte, askush nuk është perfekt, por njerëzit ta vënë në dukje gjithmonë. “Shumë bukur këndon, por dobësohu pak. Shumë bukur këndon, por holloje një çikë belin.

Shumë bukur këndon, por rrite një çikë atë” (bën me shenjë nga gjoksi). Më fal, unë jam plot këtu dhe këtu (tregon kokën dhe zemrën). Unë, domethënë të gjithë ne.

Rudina Magjistari: Shiko se kur e the këtu, mund të ngatërrohet. Sqaroje mirë se për çfarë e kishe kur the këtu.

Aurela Gaçe: Për zemrën. Jo, jo për zemrën moj Rudina. Ajo dihet që unë jam plot.

Rudina Magjistari: Prandaj të thashë sqaroje se nuk u mor vesh mirë për kë e kishe.

Aurela Gaçe: Po e kisha për këtu. Për këtë, jo këtej. Ama vërtet e kam, dua t’u fus vajzave të mia, gjithë atyre vajzave që më ndjekin, çunave sepse jam e bindur që edhe çunat ndihen të bullizuar ose jo mjaftueshëm në shoqëri. Ne kur kemi çfarë themi jemi interesantë vetë, nuk ka nevojë ta kem shalën 2 metra për të qenë interesante.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate