Deri në fund pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat dhe në fund të dy skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë. Pas këtij barazimi, Malisheva e mbyll sezonin vjeshtor në pozitën e shtatë me 19 pikë, ndërsa Dukagjini renditet i teti me 18 pikë. /Telegrafi/