Rumuni, i akuzuar për vrasjen dhe çimentimin e të dashurës së tij në Kyparisia të Greqisë, është gjetur i varur brenda qelisë ku vuan dënimin. Siç zbulojnë mediat greke, i burgosuri i burgut të Nafplios, është gjetur i pajetë rreth orës 12.30 me orën lokale.
Ai ishte arrestuar për vrasjen e partneres së tij, e cila fillimisht ishte deklaruar si e zhdukur nga kushëriri i saj më 24.05.21 dhe trupi i saj u gjet pas 4 muajsh nga pronari i shtëpisë në oborrin ku jetonin e mbuluar me çimento.
Rumuni kishte ikur në Holandë dhe u arrestua në aeroport disa javë më parë dhe u ekstradua në Greqi, ku u dërgua në burg për të dalë në gjyq për krimin e tmerrshëm.