Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e rënduar të krijuar nga reshjet intensive të shiut, veçanërisht në Jug të vendit.
Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku japin prononcime për mediat nga terreni Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako dhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca.
“Në terren me të gjitha kapacitetet dhe pa ndërprerje, në zonën e prekur nga dalja e Vjosës prej shtratit të saj, si pasojë e reshjeve intensive”, shkruan Rama.
Situata më problematike paraqitet në qarqet Fier dhe Vlorë, ndërkohë që lumi Vjosa ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje.
Policia e Shtetit, që prej ditës së djeshme, ka kaluar në gatishmëri, për t’u ardhur në ndihmë banorëve