1/16/2026 1:34:05 AM

“Gjëmimi i Heshtjes” nga Audi mbledh admiruesit më të zëshëm

Duhet të lexoni

Porsche Albania dhe marka premium që ajo përfaqëson në Shqipëri, Audi, mbledhin këtë të dielë klientët, dashamirësit dhe admiruesit e markës më të dashur nga Shqiptarët.

Në eventin e quajtur “Gjëmimi i Heshtjes”, shtëpia e madhe e Porsche Albania do të shndërrohet në një forum të shumë modeleve historike të Audi dhe të apasionuarve pas stadit tjetër të transportit automotiv; të ardhmes elektrike.

Eventi do të organizohet pranë zyrave qendrore të Porsche Albania, në autostradën Tiranë – Durrës, duke shndërruar këtë segment të zonës industriale afër kryeqytetit, në një festë të kuruar për të rritur e të vegjël.

Përveç modeleve nga trashëgimia historike Audi që vetë të apasionuarit do të sjellin në festë, surpriza që i shton më shumë shijen këtij takimi është shpalosja e modeleve më të fundit elektrike Audi. Ky event është gjithashtu një materializim i promovimit që bëhet nga Audi për të shtuar perdorimin e makinave elektrike, duke ndikuar kështu në mënyrë të prekshme në përmirësimin e mjedisit dhe në zhvillimin tonë të qendrueshëm.

Në një deklaratë për median tonë, Drejtoresha e Marketingut dhe Marrdhënieve me Publikun. Znj. Elona Mera shprehet entuziaste për këtë event për vetë ngrohtësinë e shtëpisë që përcjell audienca, por edhe për përqafimin kaq natyral që ka ndjerë nga e gjithë familje e klientëve dhe dashamirësve të Audi, për transportin elektrik.

“Ky takim vjen si një moment krenarie për bilancet tona në raport me transportin elektrik, por edhe si një “deklaratë” e bukur që lëshojmë nga premisat e Porsche Albania me klientët dhe miqtë tanë, drejt të ardhmes së shëndetshme. Transporti elektrik është e tashmja dhe e nesërmja; realiteti i paevitueshëm i lëvizshmërisë në Shqipëri dhe Porsche Albania do të jetë aleati i duruar që çdo burim njerëzor dhe teknologjik do ta bëjë të aksesueshëm për këdo që i bashkohet këtij misioni të qëndrueshëm dhe frymëzues” – shprehet Elona Mera.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate