2/16/2026 1:49:31 PM

Qumështi nuk duhet kombinuar me fruta

Duhet të lexoni

Qumështi synon ta bëjë lëngun e frutave dhe perimeve më homogjen, por përfshirja e tij është e gabuar.

 

Roli i qumështit në shëndetin e njeriut është shumë i rëndësishëm. Këtë e kemi mësuar që në fëmijëri dhe shkenca e ka provuar. Ai është plot vlerë për imunitetin dhe për të gjithë trupin nga koka tek këmbët.

Pirja çdo ditë e qumështit ofron këto përfitime:

 

Ndihmon për rënien nga pesha
Ofron shumë proteina të domosdoshme për organizmin
Ndihmon në ruajtjen e masës muskulare
Ofron sasi të bollshme të kalçiumit, një mineral i dobishëm për kockat dhe jo vetëm
Ndihmon kundër diabetit dhe sëmundjeve të zemrës
Qumështi është pak delikat në kombinime për një arsye të vetme: ai shkakton probleme me tretjen. Me kalimin e moshës, sistemi tretës dobësohet dhe qumështi shkakton fryrje të mëdha që zgjasin për gjithë ditën. Nga ana tjetër, qumështi i pasterizuar dhe i përpunuar përmban baktere (të mira e të këqija) që prishin ekuilibrat në mikrobiomën e stomakut.

Një nga kombinimet më të zakonshme të qumështit është ai me fruta të ndryshme në përgatitjen e lëngjeve të ndryshme. Qumështi synon ta bëjë lëngun e frutave dhe perimeve më homogjen, por përfshirja e tij është e gabuar.

Pse qumështi nuk duhet kombinuar me fruta?

3000 vjet më parë në Indi lindi mjekësia më e famshme popullore e njohur si Ayurveda. Kjo praktikë holistike bazohet në besimin se shëndeti dhe mirëqenia e njeriut janë në varësi të një ekuilibri delikat mes mendjes, trupit dhe shpirtit. Qëllimi i kësaj mjekësie është të përmirësojë shëndetin e njeriut në mënyrë sa më natyrale.

Sipas këshillave të ekspertëve të kësaj mjekësie, qumështi nuk duhet kombinuar me fruta të ëmbla apo me aciditet të lartë. Kur qumështi kombinohet me frutat e ëmbla, ai ndikon negativisht tek tretja e frurit dhe nxit fermentimin e sheqerit në stomak.

Kur qumështi kombinohet me frutat me aciditet të lartë, ai thartohet dhe shkakton aciditet akoma më të lartë në stomak. Kombinimi më i sigurtë për shëndetin është ai i qumështit me mango, avokado, rrush të thatë, fiq të thatë dhe hurma arabie.

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate