Një foto e reperit shqiptar Sin Boy po qarkullon prej disa ditësh në internet, ku duket i shtrirë në ambulancë, me maskë oksigjeni. Fotografia në fjalë ka shkaktuar shqetësim të madh te fansat e tij.
Madje, në postimin e faqes në Instagram që ka publikuar foton në fjalë thuhet se qarkullojnë informacione se Sin Boy ka dhënë frymën e fundit në një spital në Kosovë pas një mbidoze. Sigurisht që ky lajm makabër nuk konfirmohet nga askush, madje as nga asnjë media e Kosovës.

Orët e fundit në llogarinë e rapperit është hedhur një postim ku thuhet se Sin Boy ka ndërruar jetë. Për herë të parë, mbishkrimi në postim shkruhet në greqisht dhe anglisht, siç është mësuar të shkruajë në postimet e tij.