9/21/2025 4:40:55 PM

Përditësime tek modelet Mercedes C-Class dhe S-Class

Duhet të lexoni

Mercedes-Benz po u jap 2 modeleve të saj më të njohura një përmirësim në pjesën e panelit info-argëtues. Gjeneratat më të fundit të C-Class dhe S-Class kanë marrë një përditësim për MBUX sistemin e info-argëtimit, përditësim ky i cili do të sjellë një ndërfaqe të re dhe më funksionale.

E ashtuquajtura “Zero Layer” – “Shtresa Zero” – vije direkt nga modelet elektrike EQS dhe EQE dhe prezantojnë një ekran të ri me një pamje të madhe të hartës dhe blloqe për përzgjedhje individuale. Këto blloqe ofrojnë qasje më të shpejtë dhe më intuitive në veçori të ndryshme pa pasur nevojë që të lëvizet nëpërmjet nën-meny.

Ajo që është më interesante është se sistemi mëson sjelljen e përdoruesit, dhe i mban në mend cilësimet tipike ose rrugët që përdoruesi i frekuenton më së shpeshti. Në momentin që sistemi mëson informacion të mjaftueshëm, ai fillon që të sugjerojë funksione të personalizuara, shkruan motor1.

Motor1

Mercedes ofron edhe një shembull se si punon kjo teknologji. Imagjinojeni se ju i thërrisni pjesëtarët e familjes tuaj çdo natë gjatë rrugës së kthimit në shtëpi nga puna. Sistemi eventualisht do ta mësonte këtë zakon dhe do të sugjeronte një telefonat në kohën e saktë me një bllok në menynë kryesore, dhe sigurisht se përdoruesi edhe mund ta refuzojë këtë sugjerim.

Përditësimi OTA gjithashtu sjell edhe më shumë funksione të cilat bazohen në inteligjencën artificiale, si për shembull funksionin e ashtuquajtur “Energizing Comfort”, funksion i cili kryen një masazh relaksues gjatë udhëtimeve të gjata. Ky funksion dhe funksionet e tjera i ofrohen automatikisht përdoruesit duke u bazuar në sjelljen e tij për një periudhe të caktuar kohore.

Zhvilluesit këto veçori të vetë-mësimit i quajnë “Module Magjike”. Megjithatë, fokusi kryesor i ekranit, mbetet gjithmonë harta e navigimit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate