9/20/2025 3:05:38 PM

‘The Sun’ shkruan për historinë e familjes së Rita Orës

Duhet të lexoni

Me kalimin e viteve Rita Ora është bërë një emër i njohur falë karrierës së saj si këngëtare dhe yll i televizivionit. Por disa fansa mund të mos e dinë historinë e saj të pabesueshme familjare, e cila përfshin arratisjen nga vendi i saj i lindjes si fëmijë.

Ky ka qenë përshkrimi që tabloidi britanik The Sun, i ka bërë së fundmi artistes shqiptare duke elaboruar historinë e saj dhe vendin e origjinës, transmeton Telegrafi.

Kush janë prindërit e Rita Orës?

Rita Ora ka lindur më 26 nëntor 1990 nga prindërit Besnik dhe Vera Sahatçiu. Babai i saj raportohet se është pronar i një pijetore në Londër dhe ka studiuar më parë për ekonomi.

Çifti kanë tre fëmijë së bashku – Elenën, Ritën dhe Donin.

Ndërkohë, nëna e saj Vera është një psikiatre që punon për NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar).

së madhe të pandemisë së coronavirusit në pranverën e vitit 2020. Vera tha: “Për shkak të presionit mbi NHS-në, do të më kërkohet të shkoj në vijën e parë për të ndihmuar ekipin emergjent dhe departamentet e tjera”.

“Është një kohë shumë e rrezikshme dhe jo të gjithë janë të sigurt dhe qëndrojnë në shtëpi, pasi ne jemi të mbingarkuar me pacientë që vijnë dhe i vënë të gjithë në rrezik”.

Vera iu nënshtrua një mastektomie në vitin 2005 pasi u diagnostikua me kancer gjiri në moshën 39-vjeçare. Njerëzit shpesh kanë komentuar se sa shumë ngjajnë Rita dhe mamaja e saj.

Nga është Rita Ora?

Rita ka lindur në Prishtinë të Kosovës (Ish-Jugosllavi në kohën kur lindi këngëtarja), me të dy prindërit me prejardhje shqiptare.

Ajo kaloi vitin e parë të jetës së saj në një banesë të vogël në Kosovë para se prindërit e saj të iknin nga persekutimi dhe zhurmat e luftës dhe gjenocidit.

Kosova atëherë ishte pjesë e Jugosllavisë dhe diktatori brutal Slobodan Millosheviç po fillonte shtypjen e tij ndaj shqiptarëve etnikë si familja e Ritës.

Për t’i shpëtuar kësaj, familja u transferua në Mbretërinë e Bashkuar kur ajo ishte një vjeç.

Çfarë ka thënë Rita Ora për prejardhjen e saj?

Në prill të vitit 2020, Rita foli për “shpëtimin nga persekutimi serb” ndërsa familja e saj iu bashkua miliona shqiptarëve të tjerë që u arratisën nga vendi gjatë një lufte dhjetëvjeçare.

Ajo e viziton Shqipërinë dhe Kosovën sa më shpesh që të mundet, madje është emëruar ambasadore nderi e Kosovës në Ambasadën e Londrës në vitin 2015.

Në vitin 2016, Rita pranoi se shpesh ngatërrohet për pamjen e saj dhe njerëzit e përziejn me etni të tjera shkaku i ngjyrës së lëkurës, e cila është pak më e errët.

Një gazetar i ishte referuar këngëtares duke i thënë: “Mendova se ishe gjysmë e zezë dhe gjysmë e bardhë, apo diçka e tillë?”.

Dhe Rita ishte përgjigjur: “Zakonisht të gjithë e bëjnë. Mund të jem edhe unë. Por jo, unë jam shqiptare”./Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate