Deputetja Monika Kryemadhi është bërë pjesë e protestës. Në një deklaratë për mediat, është shprehur se do të protestojë sot si qytetare, si familjare dhe jo si politikane.
Ndër të tjera e pyetur nga gazetarët se a mund të largohet Rama me votë, Kryemadhi është shprehur pesimiste duke thënë se e sheh shumë të vështirë.
“Është shumë më e vështirë për ta larguar Ramën me votë”, tha Kryemadhi.