9/19/2025 1:19:00 PM

Kjo është periudha më stresuese e ditës, thotë studimi

Duhet të lexoni

A i keni të zorshme mëngjeset? Epo, kjo nuk iu ndodh veç juve. Një studim i fundit ka gjetur se koha ma stresuese e ditës është në mëngjes. Hulumtuesit së fundi identifikuan kohën më stresuese të ditës duke përcaktuar edhe orën e minutat si dhe gjërat që janë më stresuese.

Siç raporton New York Post, studimi u krye te një grup 2000 njerëzve përmes OnePoll for Rescue Remedy dhe zbuloi se mëngjesi është koha më stresuese e ditës.

Konkretisht, koha stresuese është ndërmjet orës 07:23 dhe 8:43 paradite, ndërsa stresi i parë ndodh rreth orës 8:18 të mëngjesit.

Sipas studiuesve, gjatë kësaj periudhe mund të ndodhin situatat e mëposhtme, të cilat krijojnë ankth:

Trafiku në rrugë

Njolla në rroba (nga kafeja, ushqimi ose make-up)

Thyerja e një objekti (p.sh. një gotë)

Zgjimi i vonuar

Njolla në tapetin në shtëpi

Gjithashtu, sondazhi zbuloi se lodhja (46%), gjumi i prishur i natës (36%) dhe një ditë e gjatë në punë (33%) ishin ndër arsyet kryesore që një person të jetë i stresuar ditën tjetër.

Kështu, katër nga dhjetë (41%) pohojnë se kanë qëndruar zgjuar natën ose se u është prishur gjumi për shkak të bezdisjeve të përditshme. Në fakt, gratë në një normë prej 50%, në ndryshim nga burrat që ishin 32%, stresoheshin më shumë.

Zëdhënësja e Rescue Remedy Zuzana Bustikova tha “më shumë se kurrë, është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë na thonë trupat dhe mendjet tona dhe, megjithëse nuk është gjithmonë e lehtë, është jetike të ngrënit mirë, të vendosim një rutinë relaksimi para gjumit dhe të gjejmë kohë për të kujdesemi për veten”. 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate