9/22/2025 8:36:39 AM

Nuk i bind rritja e pagave, 31 mjekë ikën për 35 ditë nga Kosova

Duhet të lexoni

Rritja e pagave prej këtij muaji për stafin shëndetësor nuk e ka bindur këtë të fundit që të vazhdojnë ta japin kontributin e tyre profesional në Kosovë.

Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur për Front Online statistika alarmante të braktisjes së sektorit publik nga mantelbardhët, duke kërkuar kushte më të favorshme në shtetin gjerman.

Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve ka bërë të ditur për Front Online se nga fillimi i vitit 2023 hiç më pak se 35 mantelbardhë e kanë braktisur Kosovën. Madje, nga kjo shifër, vetëm për pak ditë të këtij muaji (shkurt) 7 mjekë janë larguar nga Kosova.

“31 mjekë gjatë vitit 2023 janë larguar nga puna për të shkuar jashtë vendit. 24 janë larguar në muajin janar, ndërsa 7 për pak ditë të shkurtit”, tha kreu i Odës së Mjekëve.

Kreu i Odës së Mjekëve ditë më parë pati deklaruar se njëra ndër arsyet e ikjes së mjekëve është çështja e pagave.

Ai ka thënë se ka shumë arsyeje që çojnë profesionistët deri në largimin e vendit.

“Arsyet e mjekëve janë të shumta që po largohen nga vendi i punës për jashtë vendit. Vitin e kaluar përmes një sondazhi kanë qenë kushtet e punës, kualiteti i specializimeve dhe paga por këtë vit ka ndryshuar ky sondash dhe është arsyeja e parë është  mundësia e punësimit e dyta është çështja e pagave dhe e treta kushtet e punës“, ka thënë Sejdiu për Front Online.

Ndryshe, Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së pati deklaruar se është duke e përcjellur me shqetësim të madh ikjen e profesionistëve shëndetësor nga QKUK, e në veçanti të infermierëve.

E fenomeni i largimit të profesionistëve shëndetësorë nga sistemi shëndetësor publik i Kosovës është paraqitur tash e disa vite, ku mjekët dhe infermierët destinacionin kryesor për të ushtruar profesionin e tyre e kishin Gjermaninë.

Qeveria e Kosovës ua ka ngritur pagat prej këtij muaji stafit shëndetësor, mirëpo frika e këtyre të fundit është se pagat u janë rritur, përderisa shtesat tjera si: Kujdestaritë, shujta, stazhi i punës u janë hequr ose zvogëluar, me ç’rast thonë se nëse hiqen shtesat e tilla atëherë të hyrat do t’u mbesin të njëjta.

Në Kosovë, paga e një mjeku specialist sipas Ligjit për Paga arrin në 1260 euro bruto, përderisa në Gjermani të njëjtëve po u ofrohen paga mbi 5000 euro dhe kushte shumë më të favorshme në punë.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate