Një kosovar u godit nga një tren në Salzburg, përkatësisht në Altenmarkt im Pongau. Rasti ka ndodhur të mërkurën e kaluar. 23 vjeçari, shtetas i Kosovës, është dërguar me helikopter në spital me plagë të rënda, shkruan albinfo.at
Kosovari ka hyrë në shina pranë stacionit të trenit Altenmarkt. Si duket ai nuk e ka vrenjtur që treni po i afrohet dhe si pasojë treni e godet nga pas.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:40. Rruga Ennstalbahn u mbyll për rreth një orë.