9/20/2025 11:14:40 PM

Bislimi: Marrëveshja për targa ka afat deri në fund të marsit

Duhet të lexoni

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, njëherit kryenegociator i Kosovës në Bruksel, ka thënë se marrëveshja për targa që u arrit në Bruksel më 23 nëntor të vitit të kaluar ka një afat kohor.

Sipas Bislimit, edhe në deklaratën e publikuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, thuhet se marrëveshja vlen deri në takimin e radhës të grupit special për normalizim.

“Më 23 nëntor, është arritur dakordimi që palët me urgjencë të merren me diskutim për propozimin franko-gjerman, propozimin e BE-së me mbështetje të Francës e Gjermanisë, që të krijohet atmosfera për diskutim serioz. Marrëveshja është bërë që t’i pamundësohet Serbisë që përmes tensioneve në terren të zhvendosë fokusin nga diskutimi për planin franko-gjerman e të detyrojë BE-në të merret me menaxhimin e krizave ditore. Nuk ka nënshkrim të asnjë dokumenti.

Dokumenti i publikuar nga z. Borrell është dokumenti i dakorduar mes palëve. Dy lemente janë me rëndësi. E para dokumenti ka afat kohor, thotë deri në takimin e radhës të Grupit Special për Normalizim. Ne kemi pranuar këtë formulim, pasi paraprakisht kemi insistuar në marrjen e ftesës nga z. Lajçak për takimin e Grupit Special të Normalizimit për fund të marsit të vitit 2023. Do të thotë se kur z. Kurti flet për kufizimet kohore për caktimin e marrëveshjes, kjo ka të bëjë me datën për caktimin e takimit të Grupit Special për normalizim, që është në fund të marsit të këtij viti”, tha Bislimi.

Ai ka folur edhe për pikën e dytë që i përket targave ilegale të lëshuara nga Serbia me akronim të qyteteve të Kosovës.

“Me marrëveshjen e Brukselit nuk lejohet që Serbia të lëshojë targa të tjera ilegale e po ashtu të mos riregjistrojë ato ekzistuese. Ajo që ka bërë Serbia, me idenë që po negociojmë në keqbesim, që edhe ka qenë logjika e Serbisë nëpër negociata, është se pastaj mund të marrin vendim në Qeveri e të heqin nevojën për riregjistrimin për targat ilegale KM.

Mendojnë se me këtë i ikin marrëveshjes. Por, siç ka thënë ministri Xhelal Sveçla, ata mund të luajnë me vendime në Qeveri të tyre, por nuk lejohet hyrja në Kosovë. Një veturë që arkullon brenda Kosovës pa regjistrim do të konfiskohet e do të ketë gjobë 150 euro për shoferin. Vetura largohet nga qarkullimi deri në momentin kur evitohet shkelja”, ka thënë Bislimi, duke akuzuar kryenegociatorin serb Petar Petkoviq për gënjeshtra.

Bislimi ka folur edhe për deklaratat e fundit që tha në Kuvendin e Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiqit iu tha nga opozita atje se nuk ka negociuar mirë. Por, ai u kundërpërgjigj duke thënë se e ka negociuar Asociacionin aq mirë, sa që edhe vetë deputetët e Kosovës e pranojnë se është një litar rreth qafës së Kosovës. Ai mburret se me marrëveshjen ia ka vënë Kosovës një litar rreth qafës”, ka thënë Bislimi.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate