9/16/2025 1:20:16 AM

Osmani për tërmetin në Turqi: Kosova gati të ndihmojë përmes FSK’së

Duhet të lexoni

Presidentja Vjosa Osmani, me një postim në rrjetin social Twitter ka reaguar rreth tërmetit të fuqishëm që goditi sot Truqinë, ajo tha se ushtria e Kosovës është e gatëshme për mbështetje, shkruan Gazeta Metro.


Osmani tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të ofrojë mbështetje autoriteteve turke.

Ajo shprehu edhe ngushëlimet e saja për të gjithë ata që u prekën nga kjo katastrofë natyrore.

“Zemra ime është për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe uroj një shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit. Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme përmes FSK-së”, ka shkruar Osmani.

Gjithashtu edhe Qeveria e Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri.

Në komunikatën e tyre thuhet se mbesin me shpresë që ky numër të mos rritet më shumë, teksa të lënduarve u kanë uruar shërim të shpejtë.

“Republika e Kosovës dhe populli i Kosovës në këto çaste të vështira janë në gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet. Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara do të vazhdojë të marrë informatat nga autoritetet vendore në Republikën e Turqisë nëse në qytetet e goditura kemi shtetas tanë dhe t’u ofrojë mbështetjen e nevojshme”, thuhet ndër të tjera.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se forca që ai udhëheqë, është e gatshme për mbështetje ndaj shtetit dhe popullit turk në këto momente të vështira.

E kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me një postim në rrjetin social ka reaguar pas tërmetit në Turqi.

Ai tha se është i prekur thellë nga kjo që ka ndodhë në Turqi, si dhe i propozoi Qeverisë që të ndaj një fond emergjent për ndihma humanitare, dhe ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes profesionale të FSK’së.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm shteti turk është goditur nga një tërmet 7.8 ballë rihter.

Raportohet për mbi 500 viktima dhe 2 mijë të lënduar.

Mbi 1700 njësi banimi ose shtëpi tani më janë shkatërruar.

Presidenti Erdogan ka pranuar ngushëllime nga shumë liderë botërorë.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate