8/25/2025 4:14:30 AM

Ulja e çmimeve të Tesla-s po jep rezultate

Duhet të lexoni

Uljet e çmimeve të Tesla duket se po funksionojnë për kompaninë, të paktën në afat të shkurtër. Klientët ekzistues mund të kenë “vuajtur” nga kjo, disa nga ta edhe kanë protestuar, por në fund të fundit, kompania i qëndroi vendimit dhe po përfiton nga kjo.

Sipas disa raportimeve lokale, fabrika Giga Shanghai, po planifikon që të zgjerojë prodhimin e saj në nivelet e shtatorit të vitit të kaluar. Fabrika dëshiron që t’i prodhoi 20,000 njësi të veturave elektrike në javë gjatë muajve shkurt dhe mars vetëm për të përballuar porositë në ardhje.

Pas përmirësimeve të fundit në linjën e prodhimit, kapaciteti i fabrikës së Shangait është 1.1 milion vetura Model 3 dhe Model Y. Shtatorin e kaluar, Giga Shanghai theu rekordin e saj të prodhimit me 82,088 vetura të prodhuara. Në të njëjtin muaj Tesla shiti 83,135 vetura me 77,613 prej tyre të dorëzuara në vend në Kinë, raporton Arena EV.

PHOTO: ARENAEV

Në nëntorin e vitit të kaluar, Tesla arriti që t’i shiste mbi 100,000 vetura, por pastaj në muajin dhjetor ai numër ra në vetëm pak më shumë se 55,000 njësi. Kompania nuk priti shumë gjatë për të parë se nëse kjo ishte një rastësi apo ishte diçka më serioze, dhe me 6 janar i uli çmimet e veturave të saj në mënyrë që të rrisë kërkesën e konsumatorit.

Ky vendim çoi në protestave në “showroom-et” lokale kineze, me klientë të palumtur të cilët kërkonin rimbursim për veturat të cilat ata sapo i kishin blerë. Në anën tjetër, kompania ishte “vërshuar” me mbi 30,000 porosi në vetëm 3 ditë pas njoftimit për çmimet e reja.

Prodhues të tjerë të veturave elektrike e ndoqën procedurën e njëjtë, dhe gjatë javëve të fundit kemi parë uljen e përgjithshme në çmimet e veturave elektrike, me vetëm disa përjashtime. Metoda të cilën e përdori Tesla, më së shumti i goditi shitësit e Tesla-ve të përdorura me çmimet që raportohet se kanë rënë deri në afro 16,500 euro (18 mijë dollarë) për disa nga modelet e gjigantit amerikan./Katror.info


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate