9/21/2025 12:16:28 AM

Kurti komenton deklaratën e Escobarit: Fillimisht njohja e ndërsjellë, pastaj Asociacioni

Duhet të lexoni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për gjashtë kushtet që ai ka shtruar gjatë kësaj jave për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti në një intervistë të dhënë për mediumin turk TRT ka përsëritur se së pari duhet të arrihet njohja reciproke, dhe vetëm atëherë mund të ketë Asociacion bazuar në ato 6 kushte që ai ka shtruar.

“E kam thënë se çfarëdolloj asociacioni i komunave në Kosovë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe ligjin, nuk mund të kemi një asociacion një etnik sepse do të ishte kundër frymës së kushtetutës. Asociacionet monoetnike nuk janë të pranueshëm. Nëse Serbia kërkon Asociacion monoetnik, duhet ta provojë atë në shtëpinë e saj së pari, sepse ka shumë më shumë minoritetet në Serbi sesa në Kosovë”, ka thënë Kurti ndër të tjera në këtë intervistë.

I pyetur për deklaratat e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, i cili e dje e përsëriti se Asociacioni nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë, por mes Serbisë dhe Kosovës dhe si e tillë nuk mund të shmanget.

Kurti tha se vlerëson përfshirjen dhe angazhimin e Escobar, por shtoi se kushtet e tij për Asociacionin nuk janë qëndrime arbitrare, por në respektim të kushtetuetshmërisë dhe ligjshmërisë së shtetit të Kosovës.

“Zotëri Escobar është shumë aktiv dhe shumë i përfshirë, unë e mirëpres këtë. E kam takuar disa herë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi të drejtë dhe çfarë unë po shtroj si kushte për çfarëdolloj asociacioni, nuk janë qëndrimet e mia arbitare, as dëshirat personale, është vullneti i popullit në Kosovë, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, janë ato që më bëjnë të them se së pari duhet të kemi njohjen reciproke dhe vetëm atëherë çfarëdolloj Asociacioni. Le të mos e harrojmë çfarë ka ndodhur në Bosnjë. Beogradi dëshiron një Republikë tjetër Srpska.

Escobar ka thënë djeshme çdo marrëveshje e mundshme në mes të Kosovës dhe Serbisë do ta ketë Asociacionin brenda, dhe si i tillë nuk mund të shmanget.

“Para së gjithash, vizioni ynë ka qenë gjithmonë konsistent që nga pavarësia e tyre që Kosova do të jetë një vend i pavarur sovran, një demokraci multietnike brenda kufijve të saj aktualë,” theksoi Escobar.

“Ky është ende vizioni ynë. Tani, në kuadër të këtij konstrukti, tashmë ekziston një marrëveshje që është nënshkruar me Marrëveshjen e Brukselit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Është një detyrim ligjor ekzistues. Pra, kjo është arsyeja pse çdo marrëveshje e ardhshme do ta përfshijë atë, dhe e përfshin atë, propozimi aktual franko-gjerman e përfshin atë”, shtoi emisari amerikan.

Emisari amerikan tha se Asociacioni do të jetë baza e marrëveshjes së normalizimit dhe se këtu nuk ka asgjë për të bërë. /Reporteri.net/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate