Këngëtari shqiptarozviceran, Gjon Muharremaj, i njohur në skenën artistike si “Gjon’s tears”me zërin unik dhe të veçantë i ka lënë të gjithë të impresionuar me performancën e mbrëmshme në spektaklin në akull “Art on Ice” në Cyrih.
Gjon’s Tears ka hapur këtë ngjarje të madhe artistike në akull “Art on Ice” që rikthehet pas dy vitesh pauze në Cyrih, më 2 dhe 3 shkurt 2023.
“Ishte një nder i jashtëzakonshëm dhe jam i lumtur që jam rikthyer në këtë spektakël. Rrallëherë ka një skenë të bërë nga akulli”, ka thënë Gjon’s tears.
Patinatorët më të mirë në akull në botë kanë performuar për dy dirë me radhë në Cyrih me hitet e këngëtarëve Melanie C, Rag’n’Bone Man, Elle dhe Gjon’s Tears.