9/18/2025 3:12:43 AM

Superjahti ‘i padukshëm’ që ndërthur teknologjinë me natyrën mund të bëhet realitet në vitin 2030

Duhet të lexoni

Një superjaht i ri është dizenjuar që të jetë ‘i padukshëm’. I quajtur Pegasus, mjeti lundrues 88 metra i gjatë është i veshur nga pasqyra dhe reflekton qiellin, detin dhe retë.

Ideatori i tij, Jozeph Forakis thotë se koncepti i tij do të jetë i pari mjet lundrues në botë i printuar në 3D dhe i padukshëm si në dizajn ashtu edhe në ndikimin në mjedis.

Krahët diellorë’ do të prodhojnë energji nga dielli së bashku me kombinimin e një burimi hidrogjeni. Xhami i kësaj strukture gjigande është i përbërë nga panele diellorë transparentë që aktivizojnë elektrolizuesit që përftojnë hidrogjenin nga uji i detit. Dhomat e energjisë e shndërrojnë hidrogjenin në elektricitet që ruhet në bateritë me Litium që funksionojnë për të gjitha sistemet operuese.

Një kopsht pa dhe, i cili mund të rrisë bimë në një mjedis ujor të pasur me minerale, i cili do të ketë ushqime të freskëta si dhe pastron ajrin, do të jetë në formën e një “peme jete” shumëkatëshe për të treguar politikën e të qenurit miqësorë me ambientin.

Pjesa e brendshme e jahtit ka katër kate që lidhen nga një shkallë spirale. Një hapësirë e madhe për pasagjerët, me dizajn minimalist dhe bimë dhe prej secilit cep mund të shihet gjithçka që ndodhet jashtë.

Kati i sipërm është i rezervuar për pronarin e superjahtit ku përveç një dhome luksoze, ka edhe një tarracë private gjigande.

Pishina e hapur kthehet në një pistë helikopterësh kur mbyllet kapaku i saj, ndërsa dritaret gjigande në ballkone të hapura.

Superjahti u ideua në ishullin Koufonissi në Greqi. Çmimi i tij nuk është njoftuar ende, por është përgatitur për t’ua prezantuar të interesuarve ndërsa prodhimi mund të nisë në vitin 2030


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate